Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përuruar një tjetër rrugë të re nën moton “Durrësi nuk ndalet më”. Rrugët e lagjes 8 edhe për vetë pjerrësinë e tyre në kodër kanë qenë rrugë mjaft problematike që për specifikat e veta pengonin ndjeshëm lëvizjen e komunitetit te kësaj zone. Për këtë arsye kryebashkiaku Dako e kishte premtim electoral shtrimin e kësaj rruge gjë që u bë realitet. Kryebashkiaku Dako ka përuruar këtë rrugë duke u shprehur se përmirësimi i infrastrukutrës së qytetit është një prioritet i Bashkisë së Durrësit: “Ky përmirësim i infrastrukturës në Durrës padyshim që është prioritet aq sa mund të them se 50 % e buxhetit të 2009 shkon në përmirësimin e përgjithshëm infrastrukturoir të qytetit. Ashtu si kjo rrugë në ditët në vazhdim ne do të përurojmë edhe 12 objekte të tjera infrastrukturore si rrugë, kuartalle etj pasi ky përmirësim i infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Ne do të vazhdojmë punën në këtë drejtim dhe nuk do të kletë rrugë apo rrugicë në këtë zonë dhe në të gjithë qytetin pa u shtruar.” Rrugëtr e lagjes 8 janë me gjatësi 900 metra dhe gjerësi 5 metra. Fondi për shtrimin e kësaj rruge është i Bashkisë së Durrësit dhe ka vlerën 16.5 milionë lekë. Në këtë rrugë përvec kanalzimeve është kryer edhe ndricimi. Këto rrugë për shkak se ngjiten në kodër dhe kanë pjerrësi të fortë janë shtruar pjesërisht me beton dhe pjesërisht me asfalt. Këto rrugë kanë qenë mjaft problematike për këtë zonë ndërkohë që tashmë ato krijojnë lehtësira të mëdha për lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.