Stampa
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka zhvilluar një vizitë në ambientet e klubit të jahteve në Durrës ku trajnohen në këtë sport ujor tepër interesant 35 fëmijë austriakë dhe shqiptarë. Klubi Shqiptar i Jahteve, Durrës i krijuar në Janar 2009 dhe partner i Klubit Austriak të Jahteve në Det të Hapur do të zhvillojë një garë të barkave më vela për fëmijë dhe të rinj në datat 7-15 Qershor në Gjirin e Durrësit të titulluar OPTI Regatta 2009. Kësaj gare i ka paraprirë kurs trainimi një javor që konsiston në aftësimin e fëmijëve për të përdorur barkën me vela Optimist si dhe përgatitjen e grupit për pjesëmarrje në 8 gara të tilla. Në këtë aktivitet marrin pjesë 35 të rinj vajza dhe djem austriakë dhe shqiptarë, një pjesë e të cilëve vijnë nga fshatrat SOS të fëmijëve, përkatësisht Fshati SOS i fëmijëve Austri dhe Tiranë. Fëmijët e tjerë janë banorë të qytetit të Durrësit të cilëve u është ofruar kjo mundësi nëpërmjet Bashkisë së Durrësit. Regata do të zhvillohet në hapësirën ujore përballë kavalishencës ndërkohë, Marina Shqiptare ka siguruar vendosjen e pjesëmarrjes në ambientet e kavalishencës. Aktiviteti është mbështetur financiarisht nga Bashkia e Durrësit dhe institucione të tjera si Akademia e Marinës, Roja Bregdetare, Ministria e Turizimit dhe kompani të ndryshme private. Kryebashkiaku Dako është takuar me fëmijët pjesëmarës në aktivitet dhe ka parë nga afër stërvitjen e tyre me barka me vela në det. Dako në fjalën e tij u shpreh se Bashkia e Durrësit do të nxisë dhe do të mbështesë gjithmonë aktivitet të tilla që i shërbejnë turizmit: “Ishte një premtim yni që do të punojmë ëpr zhvillimin e turizmit dhe për këtë përvc gjithë punës në infrastrukturë dhe promocion duke e futur Durrësit në itineraret turistikë të krocerave dhe guidat ndërkombëtare do ët nxisim dhe përkrahim edhe zhvillimin e këtyre nismave sportive që kanë të bëjnë me sportet e ujit. Në këtë sezon turistik është një risi që për herë të parë zhvillohet në durrës gara të tillë me varka me vela dhe kjo do të kthehet në traditë në sezonet turistike edhe në vitet e ardhshëm. Gjatë gjithë këtij sezoni turistik Bashkia në morinë e aktiviteteve të programuara ka edhe sportet e ujit që do ët jenë një atraksion për pushuesit dhe turistët.”Ky është një aktivitet unik në llojin e tij i cili do të ketë një impakt afat-gjatë në mënyrën se si të rinjtë praktikojnë sportet e ujit në det në bregdetin tonë ku “safe and clean beaches” ka një fokus të veçante në këtë eveniment dhe në lundrimin me vela në bregdetin shqiptar, nje komponente shume e rendesishme e turizimit nautik. Kjo shkollë verore dhe regata janë vetëm fillimi i një serie kampionatesh të synuara nga Klubi i Jahteve Durrës. OPTI Regatta 2010, do të përfshijë me tej jo vetëm rajonin bregdetar te Durrësit por edhe Vlorën, Sarandën, Shëngjinin dhe Liqenin e Shkodrës. Klubi i Jahteve Durrës synon të krijojë sa më parë ekipin e regatës të parin në vend me objektivin e madh: pjesëmarrjen në Lojrat e ardhshme Olimpike. Aktivitete të tilla do të ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në Shqipëri.