Stampa
Bashkia e Durrësit në kuadër të përgatitjes së planit rregullues të të gjithë qytetit të Durrësit, i cili kryhet nga studiot Hydea dhe Atelier 4, plan rregullues i përfshirë në projektin LAMP, ka organizuar një konsultim të dytë teknik me grupet e interesit ne pallatin e kulturës A.Moisiu në Durrës. Në këtë diskutim merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, drejtuesi i projektit LAMP Hari Baral, ekspertë të fushave të ndryshme si ajo e ekonomisë, urbanistikës, transportit, mjedisit, ndërtues, intelektuale e qytetarë të Durrësit. Ky diskutim pas një paraqitje të zgjeruar të projektit LAMP nga ana e drejtuesit të tij Baral u zgjerua në disa tema që kishin lidhje me planin rregullues të qytetit si planifikimi urban, mjedisi, transporti, ekonomia urbane dhe shërbimet. Po kështu të ftuarit zhvilluan një sërë diskutimesh që u përqëndruan rreth planeve për zhvillimin e qytetit. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Vangjush Dako dekalroi se ky plan rregullues i qytetit ëshët një plan strategjik për zhvillimin e qytetit: “Kemi organizuar këtë diskutim të dytë teknik me grupet e interesit në mënyrë që të kontribuojmë sa më shumë në këtë plan rregullues të të gjithë qytetit i cili është plan strategjik zhvillimi për qytetin tonë dhe një plan që rregullon të ardhmen e këtij qyteti dhe që do të orientojë investimet që do të bëhen në Durrës. Plani rregullues i qytetit do të ëprfundojë në dhjetor të këtij viti dhe gjatë kësaj periudhe kohore ne do të jemi krejtësisht transparent dhe të hapur për sugjerimet e të gjitha grupeve të interesit dhe qytetarët në lidhje me këtë plan rregullues dhe për këtë do ët zhvillohen një sërë takimesh ët tjera publike. Implementimi i tij parashikohet të fillojë vitin e ardhshëm dhe ka një diapazon 25 vjecar gjë që realizon rrugën e duhur të realzimit të investimeve dhe për pasojë zhvillimin e qytetot tonë në të ardhmen.” Projekti LAMP financohet nga Banka Botërore dhe po aplikohet në katër Bashki që janë ajo e Durrësit, Vlorës, Shkodrës dhe Kamzës. Ky projekt ka një fond prej 1 milion dollarësh me anë të të cilit do të hartohen planet dhe rregulloret e zhvillimit strategjik urban për këto katër qytete. Nga ky fond i përgjithshëm rreth 270 000 dollarë janë përcaktuar për hartimin e planit rregullues të qytetot ët Durrësit që përfundon në fund të vitit dhe në vitin 2010 pritet të fillojë zbatimi që shtrihet në një afat kohor 25 vjecar gjatë të cilit të gjithë investimet që do ët kryhen në qytet do të orientohen në bzë të këtij plani rregullues që do të rregullojë zhvillimin e Durrësit në të ardhmen duke respektuar të gjitha vlerat dhe traditën e tij. Objektivi specifik i projektit është të përmirësojë efikasitetin dhe efektshmërinë e administrimit të tokave dhe menaxhimit urban nëpërmjet forcimit të sigurisë së pronësisë, përmirësimit të planifikimit urban, menaxhimit të tokave dhe kontrollit të zhvillimit, mbështetjes për vlerësimin dhe tatimin e pasurive dhe nëpërmjet investimeve financiare në shërbimet dhe infrastrukturën urbane. Në këtë diskutim të dytë publik u theksua fakti që meqënëse planifikimi i qytetit duhet të jetë dinamik, proaktiv dhe i orientuar drejt popullsisë plani rregullues i qytetit duhet të inkurajojë investitorët të investojnë por duke respektuar nevojat e qytetarëve, profilin e qytetit dhe kushtet mjedisore duke siguruar mirëqënien e duhur të jetesës dhe duke ofruar produkte urbane që të jenë të mirëmbajtura dhe të menaxhueshme brenda kapaciteteve të tyre në përputhje me ligjet dhe rregulloret kombëtare.