Bashkia e Durrësit dhe Pro Credit Bank, aktivitet për përkujesje ndaj komunitetit dhe ambientit
- Detaje
"PER NJE MJEDIS ME TE PASTER". Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe krytari I Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ka deklaruar se Bashkia që ai drejton ka në prioritetet e saj jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës por edhe një mjedis sa më të pastër gjë që i shërben zhvillimit të turizmit në qytet sidomos gjatë sezonit turistik. Në këtë kuadër Bashkia ka ndërmarrë disa nismma për një mjedis të pastër, nisma të cilave është i lirë ti bashkohet cilido qytetar apo subject pasi të gjithë bashkë kryejnë kështu një shërbim ndaj qytetit. Nismës së Bashkisë Durrës për pastrimin e plazheve dhe ndergjegjesimit qytetar për ruajtjen e mjedisit gjate sezonit turistik i janë bashkuar në shenjë sensibilizimi të gjithë punonjësit e ProCredit Bank në qytetin e Durresit të cilët kanë kryer në disa sektorë të plazhit pastrimin e rërës nga papastërtië. ProCredit Bank në vazhdimësi të kujdesit ndaj ambjentit dhe përkushtimit të saj ndaj komunitetit që jeton dhe punon pranë saj ka vendosur që në mënyrë vullnetare të bëhet pjesë e pastrimit të plazheve në disa rajone të vendit. Në kuadër të kontributit të ProCredit Bank për aktivitetet që do të realizohen para dhe gjate sezonit turistik stafi I kësaj banke vendosi që më parë te realizojë një ditë pastrimi dhe ndergjegjesimi për të dhënë një mesazh të gjithë banorëve të qytetit të Durresit dhe turisteve qe behen pjese e qytetit bregdetar gjate sezonit turistik. ProCredit Bank do të zgjerojë edhe më tej këtë inciativë edhe në disa rajone të tjera të vendit. Ky aktivitet shërbeu jo vetëm për pastrimin dhe mbajtjen pastër të mjedisit urban por edhe për ndërgjegjësimin e pushuesve dhe turistëve mbi ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit.