Stampa
Bashkia e Durrësit nën patronazhin e MTKRS dhe Ministrit të Kulturës në cilësinë e Presidentit të Festivalit si dhe  Shoqata kulturore “Cajupi” organizojnë Edicionin e Dytë të Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit, Durrës 2009. Prezantimi i këtij edicioni është zhvilluar në pallatin e kulturës A.Moisiu të Durrësit. Në prezantimin e këtij festivali të rëndësishëm ndërkombëtar të filmit merrte pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, koordinatorja e festivalit Anila Varfi si dhe dy personalitete të shquar të artit dhe historisë si Gjergj Vlashi dhe Moikom Zeqo që bëjnë pjesë në komitetin e artit të qytetit që mbështet aktivitete të tilla kulturore. Në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako theksoi se në këtë sezon turistik pas një sërë aktivitetesh kulturore e aertistike vjen edhe ky festival që po kthehet tashmë në traditë dhe që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për artin në shkallë vendi: “Bashkia e Durrësit në vazhdën e organizimit të aktiviteteve të rëndësishme kulturore e artistike sidomos gjatë sezonit turistik organizon edhe këtë aktivitet të rëndësishëm të një shkalle ndërkombëtare që është tashmë një traditë e cila do të vazhdojë pasi i shërben jo vetëm qytetit të Durrësit por gjithë vendit dhe e rrit cilësinë e aktiviteteve artistike që po zhvillohen. Ne do të mbështesim gjithmonë projekte të tilla të cilat e vendsosin qytetin tonë në qendër të vëmendjes artistike e njëkohësisht i shërbejnë edhe turizmit kulturor i cili po hedh hapat e tij në qytetin tonë me aktivitete kulturore kombëtare e ndërkombëtare nga më të ndryshmet. Unë i uroj suksese këtij festivali që gjallëron ndjeshëm jetën artistike të Durrësit dhe të mbarë vendit. Festivali Veror Ndërkombëtar i Filmit në Durrës dhe edicioni i dytë i tij, tregon se ne vazhdojmë strategjinë dhe qëllimin kulturor, duke e kthyer Durrësin një emër të njohur në shkëmbimet e mëdha kinematografike mes Shqipërisë, Evropës, Rajonit dhe më gjerë.” Edicioni i dytë i Festivalit që do të mbahet në datat 22-30 gusht do të nisë traditën e përvitshme të njohjes së kinemasë evropiane përmes krijimtarisë kinematografike të tre viteve të fundit. Me këtë aktivitet Durrësi do të jetë një qendër pikëtakimi kulturash evropiane dhe ballkanike, një ndërthurje mentalitetesh dhe vizionesh artistike, një arenë gladiatorësh, ku aventura me emrin kinema do të jetë kryefjala e jetës kulturore të qytetit tonë. Në këtë konferencë për shtyp u prezantua edhe ngritja e një Komiteti Arti të qytetit të Durrësit, me përfaqësues personalitete dhe artistë që kontribuojnë në vazhdimësinë e vlerave dhe nismave të rëndësishme artistike si: Hajg Zaharjan, dr. Moikom Zeqo, Gjergj Vlashi, Ali Bega, Bashkim Hoxha, Guljelm Radoja, Mira Qosja, Bardhyl Agasi, Gjergj Prevazi, Arben Hasani, Driada Dervishi. Kjo nismë, do të shërbejë për një bashkëveprim më të ngushtë mes ideve, vizioneve dhe nismave artistike dhe institucioneve shtetërore të qytetit, me qëllimin që t’i falim Durrësit hapësirën e ideve të munguara, për ta kthyer në një qytet evropian, ashtu si i ka hije. Sipas organizatorëve të festivalit edicioni i dytë sjell në konkurrim 18 filma, mes të cilëve edhe premiera rajonale dhe kombëtare. Filmat do të konkurrojnë në dy seksione: Balkan Ëorld/Botë Ballkanike dhe Contemporary Visions/Vizione Bashkëkohore si dhe kinemaja retrospektikë, në këtë edicion kushtuar regjisorit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Takime të ngushta sjell në edicionin  dytë të festivalit, filma evropianë të një shteti, nje eksperiencë e cila mendohet të vazhdohet edhe  në edicionet e ardhshme. Këtë vit, organizatorët mendojnë të sjellin kinemanë italine dhe filma si: Autobusi i natës me regji nga Davide Marengo, Gomorra me regji të Matteo Garrone etj. Tingujt e Muzikës është një tjetër seksion i rëndësishëm i festivalit, i cili do të ketë të ftuar kompozitorë shqiptarë si dhe të ftuarin special kompozitorin me famë botërore Henning Lohner i cili do të zhvillojë master classe në një dialog për imazhin, muzikën dhe fjalën në film. Juritë që do të  punojnë për të zgjedhur filmat më të mirë  përfaqësohen nga Juria “Contemporary and Balkan” dhe Juria e Kritikës, me kryetare, Debora Joung, Drejtoreshë e Festivalit të Taorminës, editor ne revistën e kritikës Cineart dhe Hollyëood Reporter. Një  surprizë është edhe filmi që do të përshëndesë hapjen e festivalit mbrëmjen e 22 gushtit, ora 21.00 në Amfitetarin Romak fitues i Çmimit Oscar 2009, “Slumdog millionare”, i regjisorit Dany Boyle dhe prezantimi nga aktorja rumune Maia Morgensteirn. Bëhet e ditur edhe ardhja e filmit “Gjigandi”, të regjisorit Paolo Sorrentino, i cili do të jete premiere kombetare dhe do te mbyllë këtë edicion të dytë të Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit, si dhe emra të tjerë të rëndësishëm të kinemasë si regjisori çek Peter Zelenka, me filmin “The Karamazovs”, fitues si Best Film në “Czech Lion Aëards”, “La Pivellina” e regjisorëve Tizza Covi dhe Rainer Frimmel, fitues në “Europa Cinemas Label” dhe filmi më i mirë evropian në “Karlovy Vary Film Festival 2009” “Ricky” me regji te Fransua Ozo nje nder emrat me ne ze te kinemase Franceze. Bullgaria me filmin “Bota është shumë e madhe dhe shpëtimi fshihet diku afër” nga regjisori Stefan Komandarev. Në seksionin e Balkan Ëorld konkurrojnë filma nga Turqia, “Rruzarja e gabuar”, “Tre Majmunët” nga Nuri Bilge Ceylan, Sllovenia”Pergjithmone” nga Damjan Kozole, Greqia me filmin “Mali përballë” i regjisorit Vassilis Douros, Bullgaria me regjisorin e mirënjohur, Ivan Cherkelov dhe filmin “Aragosta”, Kroacia “Të zinjtë”, Rumania me filmin “Vajza më e lumtur në botë”, e regjisorit Radu Jude, pjesëmarrës në Festivalet në Toronto, Berlin, Sarajevë, etj. Gjallë” është Premiera shqiptare e regjisorit Artan Minarolli, që do të konkurrojë në seksionin e Filmit Ballkanik. Vlen të përmendet prezantimi jashtë konkurrimit i filmit “Ama dorën” të regjisorit kosovar Ismet Sijarina, një film bazuar në një histori të vërtetë mbi një të ri kosovar abuzues droge. Besi një djalë i ri, i cili duke u përpjekur të tregohet burrë dhe ti lërë pershtypje të dashurës merr një drejtim të gabuar dhe hyn në një botë që dalëngadalë zbulohet të jetë bota e errët e dhimbjes dhe e vdekjes, teksa dikur ishte menduar si bota e gëzimit. Realiteti i Prishtinës është shumë më i hidhur dhe i errët sesa ai që duan të besojnë vetë qytetarët e saj. Ky film e sjell këtë realitet të gjallë.


Informacion

Projeksionet e filmave do të  jepen në sallën e kinemasë të teatrit Aleksandër Moisiu” dhe në Amfiteatrin Romak, përkatësisht në oraret 12.00 A.M dhe 20.00-22.00 P.M
Konferencat për shtyp do të  mbahen në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu çdo ditë në orën 10.00 A.M. Kjo qendër është e pajisur me sallë interneti, në shërbim të gazetarëve dhe kritikëve të filmit. Të dhëna mund të merrni edhe nga site: www.isfdurres.com

Juria Contemporary Vision

Rik Vemeulen  -President i Jurisë.
Koordinator dhe konsulent për “International Film Festival” në Rotterdam (IFFR), gjithashtu Drejtor i “Transilvania International Film Festival” (Cluj-Napoca) në Rumani, Drejtor i Festivalit “Noordelijk Film Festival” (Leeuëarden), Holandë.

Milena Staleva
Deputy Sofia Film Festival

Gjergj Xhuvani
Regjisor, Shqipëria

Denis Mujoviç
Producent i NeëGround Productions për organizimin e projekteve filmike, muzikore, teatrale dhe eventeve kulturore. Drejtor dhe Menaxher Projekti në Festivalin e Filmit Eastern Neighbours 2006 dhe 2008 në Utrecht, Holandë. Anëtar Jurie në CineDays, Festivali Europian i Filmit  2008 në Shkup, FYR Maqedoni.
 
Juria e Kritikës

Deborah Young- Drejtore Artistike e Festivalit të Taorminës. Gazetare dhe kritike filmi, korrespondente  për revistën “Variety”. Aktualisht editore për Italinë në Neë York të revistës “Cineaste”. Konsulente për “Tribeca Film Festival” Neë York. Drejtore Artistike e Kinemasë së Re Italiane.  

Ben Andoni- Gazetar, zv/kryeredaktor revista MAPO

Milena Selimi-Kryeredaktore, Revista KULT

Çmimet e ISFF 2009