“Deklaratat e ministrit Olldashi se Bashkia e Durrësit është kundër portit të peshkimit në kalatën zero sepse kërkon të ndërtojë atje pallate është një shpifje e lëshuar nga një ministër i cili nuk e do zhvillimin e Durrësit”-kështu është shprehur kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i cili ka përgënjeshtruar deklarat e ministrit Olldashi në lidhje me çështjen e portit të peshkimit. Sipas kryebashkiakut Dako në zonën ku Olldashi lëshon shpfjet e tij se do të dnërtohen pallate ka një studim urbanistik i miratuar në KRRTRSH siaps të cilit të paktën deri në 2020 nuk lejohet të ndërtohet as edhe një kat e jo më nja pallat: “Ministri Olldashi shpif sepse për fat të keq ai është një ministër që nuk e do zhvillimin e Durrësit dhe është po ky njeri që në vitin 2007 doli kundër ndërtimit të portit të peshkimit në kalatën zero ndërkohë që në vitin 2009 ky ministër për arsye që mund ti dijë vetëm ai ndryshon krejtësisht qëndrim dhe del pro. Unë ju siguroj se nuk do ët firmos asnjëherë ndërtimin e portit të peshkimit në vendin e përcaktuar nga qeveria për shkak se ndërtimi i atij porti në atë vend dëmton shumë qytetin dhe shëtiroren e tij bregdetare. Bashkia e Durrësit është kundër ndërtimit të këtij porti në kalatën zero për tre arsye që janë arsye urbanistike, rritje e ndjeshme e trafikut të mjeteve në shëtitore dhe ndotje masive e mjedisit duke e nxjerrë jashtë funksionit shëtitoren bregdetare. Unë dua të siguroj qytetarët durrsakë dhe të gjithë njerëzit se Bashkia e Durrësit nuk ka lëshuar dhe nuk do të lëshojë asnjë leje ndërtimi për zonën ku ministri shpif për arsye se lëshimi i një leje të tillë është shkelje e rëndë e ligjit. Kjo për arsye se zona në fjalë përfshihet në një studim urbanistik të miratuar në KRRTRSH sipas të cilit në këtë zonë ndalohet rreptësisht ndërtimi qoftë edhe i një kati të vetëm dhe jo më pallat, ndaj në atë zonë ju siguroj që nuk do të ketë asnjë ndërtim. Hapësira në fjalë do të jetë hapësirë publike që do të jetë pjesë e shëtitores bregdetare dhe do të jetë në funksion të qytetarëve. Ndërkaq Bashkia e Durrësit ka një projekt të miratuar parimisht edhe në këshillin bashkiak që në atë zonë, pra në kalatën zero, të ndërtohet një port turistik jahtesh që ëshët totalisht në funksion të shëtitores bregdetare. Ky është projekti i Bashkisë së Durrësit ndërkohë që për portin e peshkimit ne do të vazhdojmë të jemi kundër ndërtimit në atë zonë për arsyet q përmenda më sipër. Pikërisht për të përcaktuar një zonë të përshtatshme për ndërtimin e këtij porti Bashkia ka nisur edhe një diskutim publik për të dalë me një mendim të pjekur për një projekt që të mos shkaktojë probleme të shumta si ai që kërkon të ndërtojë qeveria në shëtitoren bregdetare.”