Stampa

Ne vazhdimesi te realizimit te politikave te zhvillimit dhe urbanizimit te qytetit dhe zbatimit te projekteve te infrastruktures , ne zbatim te Legjislacionit Mjedisor ” , Bashkia Durres ka zhvilluar Diskutimin Publik ne lidhje me Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis te projektit “ Rikonstruksion i Bllokut dhe rrugeve “ Koco Kazanxhi -Mbreti Gent ” qe eshte nje nga komponentet e projektit LAMP ku investues jane Banka Boterore, qeveria shqiptare dhe Bashkia e Durresit qe ka 30 % te ketij investimi. Ne kete takim merrnin pjese pervec drejtuesve te Bashkise se Durresit dhe specialisteve qe jane marre me kete prjekt edhe grupet e interesit dhe banore te kesaj zone ku do te zbatohet ky projekt i cili permireson ndjeshem jetesen e banoreve ne lagjen 16 e Durresit. Diskutimet, komentet dhe opinionet e mbledhura u regjistruan ne nje procesverbal dhe do te vihen ne dispozicion te publikut . Ne kete diskutim publik e ka marre fjalen nenkryetari i Bashkise se Durresit Adrian Çela i cili ka kryer nje prezantimi te projektit dhe vleresimit te ndikimit ne mjedis te ketij projekti. Blloku i marre ne studim ka nje siperfaqe prej 4.5 ha. Siperfaqja e pergjithshme e banimit eshte rreth 54500 m2 dhe popullsia vleresohet rreth 3000 banore. Ai gjendet ne periferi te qytetit dhe nga pikepamja urbane eshte shume i aksesibel, pasi fare prane kalon unaza e re. Vleresohet mjaft urgjente nderhyrja ne kete bllok pasi ai eshte ne nje gjendje shume te degraduar. Ky bllok ka nje mungese totale te rrugeve te asfaltuara. Ne periudha te ndryshme kohore ne kete zone jane bere dhe ndertesa pa leje te cilat pengojne mjaft levizjen e makinave dhe mbi te gjitha te kembesoreve. Ne kete bllok verehet nje mungese totale persa i takon prezences se koshave te mbeturinave. Ka mungese te siperfaqeve te gjelberuara si dhe te shesheve per lojra dhe shplodhje si per femije dhe te rritur, ka mungesa te ndricimit rrugore dhe urbane. Nenkryetari Çela deklaroi se te gjitha keto mungesa e kane bere shume emergjente nderhyrjen per rikualifikim qe konsiston sipas tij ne projektimin e nje rrjeti rrugor te pershtatshem per kete bllok duke sitemuar drejtimet e levizjes dhe parkimin e automjeteve, percaktimin e hapesirave per gjelberim, vende lojrash per femije dhe vende per shplodhje, percaktimin e vendeve per ambiente sportive, rikonstruksionin e rrjetit te kanalizimeve te ujrave te bardha dhe te zeza, rikonstruksionin dhe ndertimin e nje rrjeti te ri per ndricimin rrugor dhe urban te rrugeve dhe bllokut te banimit.

Ndarje e siperfaqeve sipas funksioneve eshte:

Duke pasur parasysh organizimin e pergjithshem te punimeve ne lidhje me nderhyrjet qe i behen ambientit ne menyre direkte dhe indirekte ndiqet vleresimi i pergjithshem e i integruar ne kohe te ndikimeve mjedisore, vlerësimi në mënyrë konkrete i impakteve mjedisore dhe sociale, parandalimi dhe zbutja e ndikimeve negative ne mjedis, zbatohet nje proces i hapur dhe i administruar me pa anshmeri ne zbatim te Legjislacionit Mjedisor, prezantohet para publikut nje pasqyre te lexueshme ne ndjekjen e efekteve positive dhe negative. Ekspertet e mjedisit paraqiten edhe raportin e ndikimit mjedisor per kete projekt i cili eshte perqendruar ne vleresimin e ndikimit ne mjedis, konkretisht ne tre faza qe jane faza e pare pergatitore që ka filluar qe nga momenti i pergatitjes se kompletimit te dokumentacionit ligjor e teknik,vijon me verifikimin e ketij dokumentacioni ne bllokun ku do te realizohet rikonstruksioni e vazhdon deri ne marrjen e lejeve perkatese mjedisore ,ndertimore etj. Faza e dyte eshte gjate punimeve te rikonstruksionit dhe faza e fillimit te punimeve te zbatimit te projektit e cila fillon nga momenti i marrjes se lejeve perkatese mjedisore ndertimore etj.deri ne perfundimin e plote te punimeve ndersa faza e trete pas mbarimit te punimeve te rikonstruksionit qe fillon me mbarimin e punimeve te kesaj zone e vazhdon me permiresimin e jetes se banoreve te saj. Ne kete takim e kane marre fjalen edhe shume banore te zones qe kane shprehur vleresimin e tyre maksimal per projektin i cili ndryshon katerciperisht pamjen e kesaj zone. Me analizimin e situates do te shohim se me realizimin e ketij investimi mbizoteron ndikim pozitiv, si rezultat i permiresimit te nivelit te kushteve te jeteses se popullesise lokale, zhvillimit te zones, zbutjen e çeshtjeve sociale, permiresimin e mjedisit te biznesit etj .