Kryetari i Bashkise Durres Vangjush Dako peruroi nje cerdhe te re ne Shkozet te ndertuar me fondet e Bashkise Durres. Vlera e këtij investimi është 26.992.356 leke. Cerdhja e re ka nje kapacitet prej 120 femijesh te moshes 0-3 vjec dhe eshte projektuar dhe ndertuar ne 3 kate , duke permbushur te gjitha standartet per mirerritje dhe perkujdesjen maksimale te femijeve. Gjithashtu ketij institucioni paraarsimor i jane shtuar edhe 2 salla kopshti me kapacitet prej 160 femijesh. Problematikat e shumta ekonomike dhe sociale te zones se Shkozetit kane bere qe ajo te jete ne fokus te vecante te Bashkise Durres. Kjo cerdhe eshte nje investim i shume pritur qe i vjen ne ndihme dhjetra familjeve te ketij komuniteti , si dhe rrit numrin e te punesuarve dhe sherbimeve ne fushen e arsimit. Ne perurimin e kesaj cerdheje kryebashkiaku Vangjush Dako deklaroi se investime të tjera do të ketë në këtë qytet dhe që e vetmja rrugë për zhvillimin është puna: “Ky investim vjen në vazhdim të investimeve të tjera të Bashkisë Durrës në arsimin parashkollor ne rikonstruksionin e 20 kopshteve dhe ndërtimin e dy cerdheve të reja në qytet. Në Shkozet përurojmë këtë cerdhe re por kemi rikonstruktuar dhe kopshtin egzitues duke rritur kapacitetin e tij nga 100 në 160 fëmijë . Sot i dhurojmë banorëve të kesaj zone një shërbim të ri parashkollor me një vlerë investimi rreth 27 milion lekë. Banoret e Shkozetit tashme do te perfitojne nga sherbimet qe cerdhja e re do te ofroje ne perputhje me standartet dhe nevojat nje kapacitet 130 femije te moshes 0- 3 vjec, stafin e kualifikuar pedagogjik prej 16 edukatoresh, sherbimin mjekesor, sherbimin psikologjik si dhe sherbimet specifike per femijet me nevoja te vecanta. Jam ketu sot me ju për t’ju siguruar qe c’do minut c’do ore c’do ditë e punës tonë është nën shërbimin tuaj , punojmë qe cdo ditë me përkushtim ardhmja e fëmijëve tanë të jetë e sigurtë dhe e shëndetshme. Me këtë Institucion paraarsimor i vihet në ndihmë jo vetëm banorëve të kësaj zone, pasi prindërit nuk do të udhëtojnë gjatë për të derguar fëmijët e tyre në kopësht apo cerdhe , por edhe një staf i ri pedagogjik prej 16 edukatorësh, shërbimi mjeksor dhe ai psikologjik do ti vihet në shërbim fëmijëve. Investime të tjera do të ketë në këtë qytet që e vetmja rrugë për zhvillimin është puna. Familja eshte qeliza baze e shoqerise dhe femijet jane berthama e kesaj qelize, eshte detyre dhe pergjegjesi e secilit dhe sidomos e pushtetit vendor qe me pune te jete ne sherbim te mireqenies suaj pasi ne vazhdojme te punojme me moton:“Te tjeret flasin ne punojme”.” Per mire funksionimin e ketij institucioni, eshte vene ne dispozicion nje personel prej 25 punonjesish, nga te cilet 16 jane staf i kualifikuar pedagogjik. Ky institucion do te ofroje gjithashtu sherbimin shendetesor, sherbimin psikologjik si dhe sherbime specifike per femijet me nevoja te vecanta. Ky investim do te sherbeje si nje vend I sigurt per mirerritjen dhe kujdesin e femijeve, duke I dhene keshtu mundesi familjeve dhe prinderve te ushtrojne profesionin, te punesohen dhe te vetepunesohen duke rritur te ardhurat e tyre dhe duke ndihmuar keshtu ne zhvillimin ekonomik te te gjithe shoqerise. Cerdhja e re në shkozet ploteson keshtu vargun e institucioneve arsimore, qe me investime te vete Bashkise jane rikonstruktuar dhe ndertuar per t’i sherbyer komunitetit dhe per te permiresuar cilesine e jeteses se banorëve të qytetit te Durresit.