Është përkujtuar në Durrës 72 vjetori i rezistencës ndaj pushtimit Italian. Në ceremoni merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, përfaqësues të tjerë të pustetit vendor, veteranë, përfaqësues të forcave politike, përfaqësues të besimeve fetare dhe shumë qytetarë durrsakë kanë bërë homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut, ku kanë vendosur edhe kurora me lule. Të pranishmit kanë vlerësuar sakrificat atyre që u bënë qëndresë ditën e 7 prillit të 1939 ndaj fashizmit, duke dhënë jetën e tyre për këtë vend. Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili hapi ceremoninë përkujtimore theksoi se liria u arrit me gjak e sakrifica që na rreshtuan në atë kohë në aleancën antifashiste e që e kujtojmë me respekt të thellë sot pas 72 vjetësh: “Jemi mbledhur sot ketu për të perkujtuar si cdo vit 7 Prillin, nje nder datat me historike per gjithe Shqiperine dhe ne menyre te vecante per qytetin tone. Si sot 72 vjet më parë, në ditën e të Premtes së Zezë, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Patriotët shqiptarë, të tradhtuar nga klasa politike e kohës, e paaftë, e korruptuar dhe meskine, luftuan si mundën, sa mundën dhe ku mundën për liri dhe dinjitet. Ishim të varfër, por Shqipëria ishte një vend i pasur me gra e burra idealistë dhe ata ishin krismat e para antifashiste në Evropë, ndërkohë që e gjitha bota rrezikohej nga çizmja e fashizmit. Nder dhe mirënjohje për ta! Kjo date shenon edhe aktin me madhor e patriotik ne emer te lirise, te asaj lirie qe u arrit me gjak e sakrifica nga ata bij e bija qe, duke bere detyren ndaj atdheut, ngriten lart dinjitetin kombetar, ruajten pavaresine e tij dhe e rreshtuan Shqiperine perkrah aleances antifashiste. Ne si qytetare te Durresit ndjehemi krenare sepse qyteti yne u kthye ne nje front te bashkuar duke u shnderruar na kete menyre ne nje simbol te qendreses kombetare ndaj pushtimit fashist dhe Lufta Antifashiste, si nje nder faqet me te ndritura te historise së popullit tone, zë fill pikerisht ketu, ne kete shesh, ku ne sot, 72 vjet me pas, vijme te perkujtojme ata qe nuk kursyen as jeten e tyre per lirine e atdheut. Ne monumentin e Heroit te Popullit Mujo Ulqinaku jane te skalitura emrat e atyre te reneve qe me gjakun e tyre u bene luftetaret dhe deshmoret e pare te Rezistences Antifashiste ne Europe. Ne do t'a kujtojme perhere me krenari 7 Prillin si diten e pare te Rezistences Antifashiste ne Shqiperi dhe sot ne nderojme dhe te gjithe ata qe, pavaresisht rreshtimeve politike te kohes, casti historik i gjeti me arme ne dore, perkrah njeri-tjetrit, ne mbrojtje te vendit. I nderuar qofte kujtimi i tyre!” Dihet se Mujo Ulqinaku dhe të gjithë patriotët e tjerë nga Durrësi por edhe nga qytete të tjera ishin të parët që e pritën me pushkë pushtuesin italian dhe në këtë luftë ra hero Ulqinaku por edhe dëshmorë të tjerë. Në rezistencën kundër nazifashistëve u bashkuan në mënyrë masive banorët durrsakë dhe patriotë të ardhur nga çdo anë e vendit. Më 7 prill të 1939 – ës banorët u detyruan me forcë ta braktisnin qytetin ndërsa të rinjtë u internuan në kampet e përqëndrimit, ata që mundën ti bënin rezistencë pushtuesit Italian, mbetën të përjetshën në historinë e këtij qyteti. Në këtë ceremoni u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit.