Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përurar një kuartall në lagjen 18 që është rikonstruktuar tërësisht duke përmirësuar ndjeshëm infrastrutkurën e kësaj zone. Ky kuartall ndodhet pranë rrugëve “Aleksandër Goga” dhe “Kristo Sotiri” është rikonstrkutar dhe asfaltuar me parametrat më të lartë të mundshëm. Kryebashkiaku Vangjush Dako deklaroi se puna e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës në qytet po vazhdon intensivisht: “Përurojmë investimin e rikonstruksionit të kuartallit përballë spitalit dhe ky investim vjen në vazhdim të investimeve të tjera të Bashkisë Durrës. Ky investim që e ka ndryshura tërësisht këtë zonë është në shërbim të 150 familjeve të kësaj zone dhe mbi 50 bizneseve. Investimi është bërë vetëm me fondet e Bashkisë Durrës dhe vlera është në shumë n e 7 990 128 lek. Sot i dhurojmë këtë investim qytetarëve të Durrësit në vazhdim të 17 blloqeve të banimit dhe mbi 70 rrugësh të rikonstruktuara në qytet realizuar vetëm këto katër vitet e fundit, investime për të cilat vetëm ju banorët e Durrësit jeni dëshmitarë. Investime të tjera do të ketë në këtë qytet sepse e vetmja rrugë për zhvillimin e qytetit tonë është puna.” Zbatimi i këtij projekti ka bërë të mundur shtrimin e 1388 m2 sipërfaqe kuartalli dhe rrugë e trotuarë me sipërfaqe 106 m2 . Ë shte realizuar sistemimi kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të bardha. Janë shtuar mbi 10 shtylla ndricimi dekorative, mbi 10 tabela sinjalistike vertikale dhe dhe 55 m2 sinjalistikë horizontale.