Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes 7 të Durrësit. Për të takuar kryetarin e bashkisë janë bashkuar banorët e kësaj lagjeje pa dallim pikpamjesh politike por për të ndarë së bashku problemet dhe për të kujtuar se c’farë është bërë këto katër vite në këtë zone. Banorët e kësaj lagjeje shprehën falenderime për Kryetarin e Bashkisë Dako për transformimin e lagjes të tyre me investimet e bëra nga ana e bashkise. Kryebashkiaku Vangjush Dako u shpreh se investimet kudo në Durrës do të vazhdojnë me intensitet: “Investimet në këtë lagje janë në vazhdim të mbi 70 investimeve të tjera të realizuara nga Bashkia e Durrësit në infrastrukturën rrugore. Ky investim është realizuar vetëm me fondet e Bashkisë Durrës me vlerë19.768.774 lekë. Me realizimin e ketij investimi permiresohet infrastruktura në të gjithë zonën», ka nënvizuar Dako. Kryebashkiaku ka deklaruar se investime të tjera do të ketë në qytetin e Durrësit, pasi, sipas tij, “e vetmja rrugë për zhvillimin e qytetit tonë është PUNA” ! Në lagjen 7 janë kryer investime të rëndësishme nga ana e Bashkisë dhe janë shtruar : 250 metër linearë rrugë , 4750 m2 rruge dhe sheshe si dhe 1150 m2 trotuare. Ndër të tjera është zbatuar sistemimi i rrjetit të kanalizimeve të Ujrave të Bardha me 420 metër linearë dhe kanalizimi i Ujrave të Zeza me 280 ml metër linearë, janë shtuar 18 shtylla ndricimi dhe 38 dru dhe shkurre dekorative, ne rruge dhe sheshe të kësaj lagjeje .