Zv/presidenti i parlamentit evropian Gianni Pittella i cili është njëkohësisht edhe president i fondacionit MESEURO ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit si dhe ka zhvilluar një konferencë me qëllim prezantimin e këtij fondacioni ndërkombëtar për Evropën dhe Mesdheun. Në këtë konferencë merrnin pjesë Zv/presidenti i parlamentit evropian dhe president i fondacionit MESEURO Gianni Pittella, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, drejtori i përgjithshëm i këtij fondacioni Giacomo Filibeck etj. Në konferencë ishin të pranishëm gjithashtu deputetë të PS, përfaqësues të bizneseve dhe shoqërisë civile të Durrësit, përfaqësues të arsimit, qytetarë durrsakë etj. Konferenca është çelur nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i cili pasi i ka uruar mirëseardhjen zv/presidentit të parlamentit evropian Pittella i ka kërkuar këtij të fundit që të ndikojë në parlamentin evropian për një liberalizim sa më të shpejtë të vizave për vendin tonë. Dako është ka shprehur gjithashtu kënaqësinë që Pittella ka zgjedhur pikërisht Durrësin për të preantuar fondacionin MESEURO: “Me shume kënaqësi mirëpresim sot në qytetin tonë prezantimin e Shoqatës MESEURO e krijuar vetëm 24 shkurtin e kaluar në Bruksel,gje qe na ben te ndjehemi krenar dhe te falenderojme që në kaq pak kohë prej përurimit, Presidenti Z. Gianni Pittella zgjodhi Shqipërinë dhe mbi të gjitha Qytetin tim për të prezantuar kete Fondacionin. Pellgu i Mesdheut përgjatë historisë së tij ka parë lulëzimin e qytetërimeve madhështore, luftrat ndëretnike, ndërkulturore dhe ndërfetare të një ashpërsie dhe egërsie ekstreme por edhe momente bashkepunimi për zhvillimin dhe Paqen, një shembull për të gjithë popujt e botës. Rihedhja e një ideje Kooperacioni në të gjitha fushat e Mesdheut u bë me Deklaratën e Barcelonës të vitit 1995 dhe u rifuqizua me Nismën e Bashkimit për Mesdheun, më 13 korrik 2008. Për fat të keq na duhet të konstatojmë se objektivat e partneritetit të Mesdheut po i hapin rrugë të tjerëve në mënyrë të pashmangshme. E ëndërrojmë të gjithë një Mesdhe që bashkon dhe lidh por që në rrafshin praktik shpesh ndan në mënyrë të ftohtë dhe thuajse të trishtueshme. Durrësi qyteti ynë dhe Shqipëria ngërthejnë në vetvete qartësinë dhe ashpërsinë e të gjitha aspekteve të cituara. Për këtë arsye e vlerësojmë thellësisht këtë sinjal shprese që Presidenti Pittella dëshiron të përçojë tek të gjithë popujt e mesdheut por edhe në Shqipëri dhe Durrës. I dashur President Pittella , Juve, si anëtari i dytë më i rëndësihëm i Parlamentit Europian që përfaqësoni zërat e të gjithë popujve të kontinentit tonë duam tiu bëjmë me dije se ky Vend, kjo popullsi, këta emigrantët tanë duke kontribuar si në Itali, me praninë e më shumë se 500.000 emigrantëve të rregullt, në zhvillimin dhe vitalitetin e ardhshëm të Europës, këta të rinj që janë të etur të jetojnë në lirinë e ideve, lëvisjes të lidhjes me të gjithë të rinjtë europianë, tashmë po kalojnë pragun e durimit maksimal me shtyrjen e vazhdueshme të liberalizimit të vizave. Duke vazhduar në këtë mënyrë ndjehemi gjithnjë e më shumë të burgosur ose të mbyllur brenda kufijve tanë dhe Europa na duket një gardian mosmirënjohës dhe tradhëtar i vetë të Drejtave Universale të Njeriut Ju lutem zoti president ta dërgoni këtë çështje sa më parë të jetë e mundur në debat dhe te merreni me këtë gjë përtej çdo Qeverie, partie apo të pozicionimeve të veçanta të këtij apo atij diplomati. Europa dhe Partneriteti duhet të jenë të fortë dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre me të gjithë duke krijuar rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjithë. Ai që është në rregull individualisht duhet të ketë mundësinë që të paktën të ëndërrojë të mund të lëvizë lirisht; dhe ai që nuk respekton rregullat le të ndëshkohet me rreptësi. MESEURO është emri i një ere të mesme që fryn ndërmjet shirokut dhe erës së fortë lindore. Për ne shqiptarët me pak fantazi, duke luajtur pak me gjuhën shqipe kjo fjalë mund të marrë edhe kuptimin në mes të Europës ( MES-EURO). A mund të kishtë vallë një fjalë më të përshtatshme për të përshkruar aspiratat momentit të popullit tonë për të arritur të bëhet qytetar europian me të drejta të plota? Durrësi ka një prirje të fortë dhe domethënëse për afirmimin e kulturës europiane mesdhetare. Muret e qytetit tonë janë të depërtuara nga ky lloj shpirti dhe kjo lloj etjeje drejt Perëndimit. Amfiteatri romak dhe Kulla Veneciane janë dëshmia më e qartë e kësaj.Për këtë arsye e ndjej si detyrim të pohoj që ne durrsakët dhe ne shqiptarët, duke rinovuar angazhimin për të bashkëpunuar me të gjitha nismat që do të ndërmarrë MESEURO në të ardhmen dhe për të cilat i urojmë shumë sukses, nuk duam të jemi një forcë që vihet ndërmjet por një forcë shtytëse që bashkon dhe bashkëpunon për paqen dhe zhvillimin, për lirinë, për të ndërtuar një shoqëri për sot dhe për të ardhmen e brezave tanë, më të drejtë, më të barabartë, më të ëmbël dhe më të lumtur.” Nga ana e tij zv/kryetari i parlamentit evropian dhe president i fondacionit MESEURI Gianni Pittella ka falenderuar kryebashkiakun Dako për mikpritjen e jashtëzakonshme që i ofroi Durrësi dhe më pas ka bërë një prezantim në vija të përgjithshme për çfarë përfaqëson fondacioni MESEURO si dhe ka njohur pjesëmarrësit me aktivitetet më të afërta të këtij fondacioni që lidhen kryesisht me enrgjinë e pastër, mjedisin, integrimin etj. Në takim e kanë marrë fjalën edhe drejtori i përgjithshëm i fondacionit Giacomo Filibeck, përfaqësues i rajonit të Puljas në Itali Natale Parisi që solli përshëndetjen e presidentit të këtij rajoni, deputeti i Durrësit Blendi Klosi etj, të cilët diskutuan në lidhje me institucionet dhe proceset e integrimit, cështjet e mprehta të mjedisit, dialogun dhe bashkëpunimin mes shteteve të Mesdheut, emigracionin, energjinë etj. Pas konferencës kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe zv/kryetari i parlamentit evropian Gianni Pittella kanë zhvilluar një vizitë në amfiteatrin e Durrësit ku parlamentari evropian u njoh me vlerat historike të qytetit bregdetar.