Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar se të djathtët po bllokojnë punën e bashkisë dhe shërbimin ndaj qytetarëve me bojkotimin qe ata i bene punimeve te KRRT-se: “Nga 15 anëtarë të këtij organi 8 anëtarë përfaqësojnë grupin e djathtë PD dhe ata nuk morën pjesë në mbledhje për të penguar zhvillimin e qytetit, për të penguar punët e bashkisë, për ti dhënë një shërbim sa më të pakët sektorit të ndërtimit dhe sipërmarrësve të ndërtimit, dhe pronarëve të trojeve. Në këtë mbledhje kishim parashikuar përvec lejeve private edhe shumë investime publike. Kemi disa rikualifikime sheshesh dhe disa rikonstruksione rrugësh, të cilat mbahen peng nga mospjesëmarrja e të djathtëve në këtë mbledhje. Ky është një vendim i pastër politik, dhe ne, do ta denoncojmë atë para të gjithë qytetarëve dhe do t’i bëjmë me dije ata , që ky grupim po pengon punën e bashkisë dhe shërbimin ndaj qytetarëve, me pretendimin e vetëm, që nëse nuk futet në mbledhjen e KRRT miratimi i portit të peshkimit, ne do ta bojkotojmë atë. Qëndrimi ynë është bërë i ditur që prej vitit të shkuar, se porti i peshkimit bie ndesh me planin e përgjithshëm rregullues të qytetit. Jemi në fazën përfundimtare të tij që është një punë e financuar nga Banka Botërore dhe studio ndërkombëtare e cila po harton këtë plan ka dhënë mendimin që ky port të mos ndërtohet në atë vendodhje. Ne jemi të obliguar të zbatojmë me përpikmëri cdo vendim dhe cdo qëndrim që ka të bëjë me këtë plan rregullues të qytetit. Kemi konsumuar të gjitha rrugët dhe do t’i drejtohemi gjykatave, për vazhdimin e mëtejshëm të KRRT. Ndoshta do të kërkojmë edhe shkrirjen e këtij organi.”