Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka uruar fëmijët e Durrësit me rastin e 1 qershiorit ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Në fillim kryebashkiaku Dako ka qenë në një çerdhe të re e cila është ndërtuar një vit më parë me fondet e Bashkisë. Kryebashkiaku Dako pasi ka uruar 1 qershorin këtyre fëmijëve ka deklaruar se Bashkia do të punojë vazhdimisht për këta fëmijë duke vazhduar jo vetëm përmirësimin e kushteve në çerdhe, kopshte dhe shkolla por edhe duke ndërtuar të reja ku shumë shpejt do të fillojë edhe ndërtimi i një çerdheje të re në zonën e plazhit. Më tej kryebashkiaku Dako ka marrë pjesë në një ceremoni festive madhështore që Bashkia e Durrësit ka organizuar për fëmijët me rastin e 1 qershorit ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me qendrën komunitare “sot për të ardhmen” dhe organizata e institucione të tjera. Qindra fëmijë nga qendra komunitare dhe nga shkollat 9-vjecare të qytetit të Durrësit janë mbledhur në sheshin përpara pallatit të kulturës për të festuar ditën e tyre. Ky aktivitet është organizuar nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili pasi i ka uruar fëmijëve festën i ka shprehur atyre gatishmërinë dhe punën e Bashkisë për ti pasur gjithmonë ata në qendër të vëmendjes dhe duke i mbështetur ata maksimalisht në aktivitetin e tyre shkollor dhe jashtëshkollor. Sipas kryebashkiakut Dako kjo është një ditë ku të gjithë fëmijët pa dallim race, etnie dhe feje festojnë së bashku 1 qershorin që i kujton të gjithë të rriturit për dëshirat dhe ëndrrat e tyre dhe i sensibilizon ata për të drejtat e këtyre fëmijëve. Kryebashkiaku Dako i ka përshëndetur fëmijët për këtë organizim festiv dhe për ngjyrat e gëzueshme që i dhuruan qytetit në ditën e tyre. Aktiviteti ka përfshirë lojëra të shumta, animacione, lojëra popullore, paradë me kostumet e personazheve të filmave vizatimorë për fëmijë, vizatimet e vetë fëmijëve, ndeshje futbolli dhe aktivitete të tjera sportive etj.