Studentë të sapodiplomuar i kanë dhuruar Bashkisë së Durrësit 8 buste që paraqesin personalitete të shquar të historisë së qytetit të Durrësit. Në ceremoninë e rastit merrte pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ka uruar studentët që me këtë rast i japin një kontribut të cmuar qytetit duke përcjellë nëpërmjet artit vlerat historike të qytetit. Kjo është inisiativë mjaft pozitive e studentëve të sapodiplomuar të Akademisë së Arteve të Bukura që punët e tyre ja dhurojnë bashkive të ndryshme të vendit tonë si një mjet sensibilizimi për një mbështetje për zhvillimin e vlerave artistike por edhe për vlerat historike të qyteteve që përfaqësohen nga perosnalitete të njohur. Për Bashkinë e Durrësit janë dhuruar 8 buste që janë punuar nga studentët diplomantë të skulpturës në Akademinë e Arteve të Bukura Ariona Memi, Perikli Hanxhari, Benard Lekgega, Evis Kabilo, Taulant Lici dhe Gentian Faja nën shoqërimin artistik të profesorit Fatos Kola. Kryebashkiaku Dako e ka mirëpritur me kënaqësi një projekt të tillë për vlerat e qenësishme konceptuale, edukative, atdhetare e qytetare por sidomos në krijimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit midis Bashkisë dhe Akademisë së Arteve. Në nderim të vlerave të krijuara nga studentët janë vënë në dispozicion hollet e Bashkisë së Durrësit ku do ët qëndrojnë tashmë këto statuja personalitetesh duke e shndërruar tashmë Bashkinë e Durrësit edhe në qendër të rëndësishme kulturore, qytetare e artistike si dhe me trajta muzeale e pelegrinazhi artistik për vizitorë vendas e të huaj. Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe një nga personalitetet më të shquar të pikturës shqiptare profesor Naxhi Bakalli i cili në bashkëbisedimin me kryebashkiakun Dako u shpreh se inisiativa të tilla duhen përkrahur dhe zgjeruar edhe më shumë në të ardhmen. Nga ana e tij kryebashkiaku Dako u shpreh se Bashkia e Durrësit do të ketë vazhdimisht në vëmendje promovimin e vlerave të tilla artistike, atdhetare e qytetare. Skulpturat e dhruuara bfa studentët e që tashmë do të qëndrojnë në hollete Bashkisë së Durrësit paraqesin personalitetet e shquar të qytetit bregdetar si: mbreti Epidamn, perandori i Bizantit Anastas, muzikanti i shquar i perandorisë bizantine Jan Kukuzeli, princi i Arbërit Karl Topia, filozofit, matematicienit dhe krijuesi i njërës nga përmendoret e muzikës arbërore të shekullit të XVI, antifonarit, shkruar në pergamenë, Gjergj Danush Lapacaja, filozofi e akademiku Leonik Tomeu, arkitekti dhe skulptori i famshëm i mesjetës Andrea Aleksi dhe kryediplomatin e Skënderbeut dhe pagëzuesin e formulës së parë të pagëzimit në gjuhën shqipe Pal Engjëlli