Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim, ku është firmosur edhe një memorandum bashkëpunimi, delegacionin e biznesit kosovar i cili ka ardhur në Durrës me rastin e çeljes së panairit “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri” që do të mbahet nga 26-28 Korrik 2010 dhe organizohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit. Në këtë takim kryebashkiaku Dako është shprehur se qyteti i Durrësit ka mirëpritur dhe do të mirëpresë jo vetëm pushues të shumtë kosovarë që vijnë gjatë sezonit uristik por edhe bizensin kosovar që në Durrës ushtron aktivitet në disa fusha. Kryebashkiaku Vangjush Dako ëshët shprehur gjithashtu për nëj bashkëpunim akoma më të ngushtë në drejtim të rritjes së mundësive për bashkëpunim në sferat e biznesit, arsimit, sportit dhe kulturës. Më pas kryebashkiaku Dako i është përgjigjur pyetjeve të biznesmenëve kosovarëve në lidhje me resurset që oforn Durrësi në shumë fusha si dhe me investimet në drejtim të infrastrukturës në qytet që krijojnë lehtësi për bizensin kosovar dhe jo vetëm. Nga ana e tij kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini pasi ka falenderuar kryebashkiakun Dako për mikpritjen ka folur në lidhje me mundësitë emëdha të bashkëpunimit për nëj shtrirje sa më të gjerë të biznesit kosovar në Shqipëri dhe konkretisht edhe në qytetin e Durrësit. Më pas Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini kanë firmosur një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me qëllim që palët nënshkruese të bashkëpunojnë si partnerë në: udhëzimin, mbështetjen dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë e sidomos në Bashkinë e Durrës përmes: promovimit të turizmit në Kosovë, promovimit të biznesit Kosovar në Durrës, promovimit të investimeve dhe konkurrueshmërisë në treg, shtytjes së zhvillimit ekonomik regjional dhe rigjenerimit të punësimit përmes sferave agrare për kultura të hershme që kosovaret mund të investojnë në Durrës, promovimit të vlerave dhe potencialeve që kanë bizneset, shërbime, tregtia, turizmi, prodhim, si dhe edukimi profesional në fushat relevante ekonomike, kontributi për arritjen e qëndrueshmërisë së zhvillimit ekonomik lokal të Durrësit dhe realizimit të projekteve me interes për ekonomi në Bashkinë e Durrësit dhe bizneseve Kosovare. Qëllimi themelor i këtij Memorandumi është thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbështetjes së çështjeve të zhvillimit ekonomik në regjion, promovimi i krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit të teknologjisë dhe resurseve njerëzore, krijimin e ambientit të përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve, si dhe atraktivitetit të investimeve lokale, regjionale dhe ndërkombëtare, mbështetja e zhvillimit të biznesit lokal dhe regjional si dhe zhvillimi i partneritetit të sektorit Publiko- Privat me bizneset në Bashkinë e Durrësit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të celet në Durrës edhe panairi industrial me produkte të biznesit kosovar i titulluar “Ditët e Biznesit Kosovar në Shqipëri” që do të mbahet nga 26-28 Korrik 2010 në shëtitoren Taulantia me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore të Kosovës në Shqipëri. Në fund të takimit kryebashkiaku Vangjush Dako i ka dhuruar kreut të aleancës kosovare të bizneseve Agim Shahini një punim karakteristik ku janë gdhendur simbolet e Durrësit si dhe simbolet e Bashkisë së qytetit ndërkohë që kreu i AKB-së Agim Shahini i ka dhuruar kryebashkiakut Dako një pllakë simbolike “Mirënjohje” nga ana e këtij institucioni për kontributin e dhënë nga ana e kryebashkiakut Dako në promovimin e biznesit kosovar në Durrës që realizohet nëpërmjet këtij panairi dy ditor.