Stampa
Nën kujdesin e vecantë të kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ëshët zhvilluar në 14 gusht Nata e Bardhë e Durrësit, një aktivitet që është tashmë një traditë në qytetin e Durrësit dhe zhvillohet për të tretin vit rresht. Mbi 100 mijë qytetarë të Durrësit dhe pushues vendas e të huaj kanë festuar gjatë gjithë natës përgjatë bulevardit kryesor të qytetit dhe shëtitores taulantia me një numër të madh aktivitetesh artistike të organizuar nga Bashkia e Durrësit në kuadrin e kësaj nate festive. Në kulmin e sezonit turistik Bashkia e Durrësit organizoi edhe këtë aktivitet artistik të përvitshëm që është në vazhdën e aktiviteteve të shumta kulturore artistike që Bashkia e Durrësit organizon këtë sezon. Një natë e pafund aktivitetesh artistike me artistë e këngëtarë të vendit por edhe të huaj. 3 skena gjigande, një cirk fëmijësh, animatorë të shumtë për fëmijë, disa DJ të njohur dhe mbi 40 artistë, këngëtarë dhe grupe të njohur muzikorë kanë argëtuar qytetarët e pushuesit e Durrësit deri në mëngjes. Në skenën përpara pallatit të kluturës mijëra njerëz kanë ndjekur koncertin me këngëtarë të njohur vendas e të huaj dhe kanë vallëzuar në shesh në një atmosferë festive. Po kështu artdashësit kanë kanë ndjekur edhe një ekspozitë pikture me piktorë të Durrësit ku punimet e tyre janë ekspozuar përpara pallatit të kulturës. Po kështu dy ekspozita pikture janë vizituar gjatë kësaj nate edhe në muzeun etnografik të qytetit ku ka qenë i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Përgjatë bulevardit kryesor dhe në skenën në fund të këtij bulevardi qyetarët dhe pushuesit janë argëtuar nën tingujt e tre DJ të njohur vendas. Përpara Bashkisë së Durrësit qindra fëmijë të shoqëruar me prindërit e tyre kanë ndjekur një shfaqje mjaft interesante dhe gazmore nga cirku për fëmijë ku kanë performuar artistë vendas dhe të huaj. Po kështu animazione për fëmijë janë vendosur në shëtitoren Taulantia. Në këtë shëtitore ka dhënë një koncert me pjesë të kompozitorëve të njohur botërorë edhe orkestra e harqeve. Risia në këtë Natë të Bardhë të Durrësit ishte edhe ardhja e dy grupeve të njohur britanikë Martin Harley Band dhe Tankus Band. Ardhja e tyre është mundësuar nga Bashkia e Durrësit dhe këshilli britanik në Shqipëri. Këto dy grupe britanike kanë dhënë një koncert në skenën e vendosur në shëtitoren Taulantia duke ndezur shëtitoren në ritmet e nxehta të muzikës moderne ku mijëra njerëz kanë provuar një arguti të pafund. Gjatë kësaj nate kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, nën kudesin e veçantë të të cilit zhvilohet ky aktivitet ka ndjekur nga afër festimet duke u takuar dhe duke marrë përgëzime nga qindra qytetarë e pushues që kanë provuar argëtimet e këtij aktiviteti. Kryebashkiaku Dako deklaroi se ky aktivitet është tashmë traditë dhe Bashkia e Durrësit synon që me aktivitete të tilla ti japë një hov të ri zhvillimit edhe të turismi kulturor në Durrës: “Është viti i tretë që zhvillojmë një aktivitet të tillë që është kthyer tashmë në traditë në qytetin tonë. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe natyrisht ne si Bashki jemi të angazhuar të organizojmë sa më shumë aktivitete të tilla për të krijuar një atmosferë festive dhe argëtuese për qytetarët e Durrësit por edhe për pushuesit që vijnë në qytetin tonë. Ne punojmë për të zhvilluar në Durrës jo vetëm turismi e detit dhe atë arkeologjik por edhe turismi kulturor. Për këtë arsye Bashkia organizon aktivitete të shumta kulturoro artisitike dhe ën vazhdën e tyre organizojmë çdo vit edhe Natën e Bardhë të Durrësit e cila është një festë e vërtetë që zgjat gjatë gjithë natës dhe unë mund tju them se aktivitetet kulturore dhe artistike do të vazhdojnë të organzohen përherë e më shumë në mënyrë që ti japim hov të ri zhvillimit të turismi kulturor në qytetin tonë.” Festimet në Natën e Bardhë të Durrësit nën ritmet e pareshtura të muzikës kanë vazhduar gjithë natën duke argëtuar mijëra qytetarë të Durrësit dhe pushues të shumtë që ndodhen me pushime në qytetin bregdetar.