Stampa

Edicioni i III-të i Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit në Durrës (International Film Summerfest Durrës) do të organizohet më 29 Gusht - 4 Shator 2010, pranë dy pikave qendrore të Durrësit: kinemaja teatër “Aleksandër Mosiu” dhe amfiteatri romak që do të ofrojë një ekran madhështor. Filmat që propozojnë botë dhe fate njerëzore nga Hungaria, Belgjika, Franca, Serbia, Austria, Spanja,Hollanda etj. konkurrojnë në seksionin VIZIONE BASHKËKOHORE. Janë 10 filma nga produksionet më të fundit evropiane. Në këtë seksion konkurrohet për Çmimin Gladiatori i Artë për Filmin më të Mirë, për Regjisorin më të Mirë, Aktorin më të Mirë, Aktoren më të Mirë. Seksioni i dytë i rëndësishëm kushtuar kinemasë nga Rajoni, i quajtur Ballkan Word.

Per me teper informacion klikoni ne www.ifsdurres.com