Stampa
Filmi " Last day of emma blank" nje bashkeprodhim holandez-belg është shpallur fitues i çmimit të madh "Gladiatori i artë", në përfundim të edicionit të trete të festivalit ndërkombëtar veror të filmit  që u zhvillua në Durrës për një javë me radhë. Gjatë një ceremonie përmbyllëse në arenën e amfiteatrit antik, ku morën pjesë artistë shqiptarë e të huaj, dipllomat e politikan,si dhe qytetarë e pushues të shumtë, juria e këtij edicioni si dhe organizatorët e festivalit akorduan edhe 7 çmime të tjera të rëndësishme. " Last day of emma blank ", një prodhim i regjisorit Alex van Ëarmerdam  u vlerësua nga juria ndërkombëtare e festivalit me statuetën "Gladiatori i artë" mes 10 filmave konkurrues, të ndarë në seksionet "Vizione bashkëkohore" dhe "Ballkan Ëord", kryesisht bashkëproduksione kushtuar kinemasë nga Rajoni. Çmimi kryesor për filmin fitues “Ditet e fundit te Ema Blank” iu doreëzua ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Tiranë Henk van den Dool nga kryetari i bashkisë së Durërsit Vangjush Dako. Gjatë përshëndetjes së tij Dako ka vlerësuar edicionin e tretë të festivalit duke deklaruar njëkohësisht se vitin e ardshhëm qyteti i Durrësit do të ketë një kinema, e cila i duhet qytetit. Kryebashkiaku Dako tha gjithashtu se kjo veprimtari është tregues i ndërthurrjes së kulturave të vendeve pjesëmarrëse në fushën e kinematografisë. Përveç këtij filmi, një tjetër sukses ka arritur filmi rumun  “Medalja e nderit”, i cili ka fituar cmimin si filmi më i mirë ballkanik bashkë me cmimin e kritikës. Nën drejtimin e aktorit Timo Flloko në skenë janë ngjitur shumë aktorë e regjisorë për të marrë çmimet, ashtu si dhe ambasadorë apo përfaqësues të trupit diplomatic. Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve kanë qenë të pranishëm edhe regjisori i famshëm polak Kristof Zanusi, i cili u nderua me çmimin e karrieres, njëlloj si aktorja e  mirënjohur shqiptare Tinka Kurti. Aktorja e mirënjohur franceze Fanny Ardant, e cila midis të tjerash ka interprertuar në një rol figurën e sopranos së famshmes Maria Callas, vinte në këtë fim si regjisore. Filmi i saj “Hi dhe gjak” mori çmimin e aktores më të mirë. Regjisori më i mirë në këtë festival është shpallur regjisorja  zviceriane Severine Cornamusaz me filmin e saj “Zemer kafshe”. Cmimi special iu dha filmit “Dosja K”,  i regjisorit Jan Verheyen, ndersa çmimi per aktorin më të mirë ka shkuar për aktorin shqiptar Blerim Destani në rolin e tij tek po ky film. Në lidhje me çmimin e audiencës, juria e publikut shpalli fitues filmin “Besa”, i regjisorit serb Srdjan Karanovic. Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve janë nderuar edhe studentët e Akademisë së Arteve. Çmimi “Bukuroshja e Durrësit” ka shkuar për regjisorin e ri Gentian Koçi, ndërsa Lorena Beci dhe Adhurim Kida u nderuan me çmimin special.