Biblioteka publike e Durrësit ka kremtuar 65 vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e zhvilluar në pallatin e kulturës A.Moisiu merrte pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, personalitete të shquara të letërsisë e publicistikës, qytetarë etj. Në fjalëne tij përshëndetëse kryebashkiaku i Durrësit Vangjush dako ka evidentuar vlerat që ka përcuar në gjithë këta vjet kjo bibliotekë tel lexuesit e shumtë që e kanë frekuentuar duke patur parasysh edhe fondin mjaft të cmuar të librave që ka biblioteka e Durrësit. Më tej kryebashkiaku Dako u shpreh se do të kryeht dixhitalizmi i plotë i skedarëve të bibliotekës dhe gjithcka në këtë ambient do të modernizohet: “Sot eshte nje dite e rendesishme per sherbimin e librit dhe te bibliotekes se qytetit tone. Eshte nje dite e rendesishme sepse evokojme personalitete te fjales se shkruar ne Durres, si Minush Jero, Eshte nje dite e rendesishme sepse eshte rasti per te demonstruar pasurite albanologjike qe ka biblioteka e qytetit tone, Eshte nje dite e rendesishme sepse ne mund te shohim se si eshte realizuar ai investim i arsyeshem qe bashkia e qytetit pati mundesi te beje ketu, per restaurimin e bibliotekes, ne pamundesi per te bere dicka me themelore, si ndertimi i nje biblioteke te re publike. Shpesh thuhet se fytyra e nje qyteti eshte biblioteka e tij. Ne sot nuk mund te jemi krenare per fytyren qe tregon Durresi permes bibliotekes. Bibliotekat me se shumti gjenden keq per shkak te mungeses se librave te rralle. Durresi ka nje fat te shkelqyer, qe fondin e antikuarit, fondin e albanologjise, fondin e librit ne gjuhe te huaj, e ka shume te vlefshem. Ajo qe na mungon ne eshte nje mjedis komod, nje ndertese e denje, dhe une mund t'ju them se restaurimi eshte vetem nje hap, nje hap i pamjaftueshem, por shume shpejt ndertimi i nje biblioteke te re do te jete nje perparesi themelore ne punen tone. Mund t'ju siguroj se nuk do te presim vetem kur te kemi buxhet shteteror, por do te mendojme edhe vete, sepse bibliotekes si institucion po i kthehet gjithnje e me shume rendesia, sidomos me fuqizimin e Universitetit shteteror dhe me krijimin e shkollave te tjera te larta jopublike. Pak nga pak leximi po rehabilitohet, nuk eshte me nje lexim masiv, por ekziston nje elite qe kerkon dhe ne duhet te plotesojme kerkesat e saj, sepse si te jete elita ashtu do te jete qyteti vete. Por synimi yne eshte edhe me i madh. Ne duam qe biblioteka te jete nje institucion popullor, nje biblioteke popullore, nje mjedis i hapur per te gjithe, ne duam qe njerezit te mos druhen per te hyre ketu, te mos mendojne se ky eshte nje mjedis peshkopesh, sic thuhet shpesh me ironi ne mjediset e te rinjve. Duhet ta bejme kete doemos, sepse ne kohe krize se pari shkurtohen shpenzimet e luksit dhe ne Shqiperi leximi e libri eshte luks. Por nese qytetaret nuk mund ta blejne librin, biblioteka mund ta bleje dhe njeriu ka nje mundesi per te siguruar cfare te lexoje. Perfytyrimi yne shkon me tej. Ne po mendojme per numerizimin e mjeteve te informimit te bibliotekave, te skedareve dhe inventareve, qe eshte nje proces ne zhvillim e siper, por mendojme qe edhe nje pjese te fondit themelor ta bejme te sherbyeshem ne menyre automatike. Kjo nuk eshte nje ide futuriste, eshte nje detyre qe duhet ta zgjidhim. Per kete nga ju duhen propozuar ide dhe projekte, duhet te kualifikohen njerezit, duhen vendosur bashkepunime me agjenci te IT, dhe une besoj se ju i keni te gjitha mundesite per kete. Ju uroj dhe nje here ne kete dite te shenuar progres dhe mbaresi dhe ju siguroj se bashkia do te jete jo nje organizem superior, nje burim vartesie, por nje partner juaji.”