Bashkia e Durrësit nëpërmjet Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal ka 24 palma të prekura nga një parazit i rrezikshëm palmash që shkakton tharjen e tyre. Në prerjen e palmave në lulishten pranë Torrës ka inspektuar punën vetë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili deklaroi se prerja e këtyre palmave ishte e domosdoshme jo vetëm për shkak se ato janë tashmë të athara por edhe ëpr të shpëtuar palmat e tjera rreth tyre nga përhapja e parazitit. Po kështu kryebashkiaku Dako siguroi qytetarët se në këto lulishte do të mbillen sërish palma dhe drurë të tjerë dekorativë: “Po priten këto palma të cilat janë të thara për shkak të një paraziti dhe ne u detyruam ti presim këta drurë që të shpëtojmë edhe palmat e tjera nga përhapja e këtij paraziti gjë që do të na dëmtonte edhe shumë palma të tjera. Nga ana tjetër dua të siguroj të gjithë qytetarët që në vendin e palmave të prera pasi të bëhet plotësisht dezinfektimi do të fillojë mbjellja e palmave të reja si dhe e drurëve të tjerë dekorativë. Zëvendësimi do të jetë shumë i shpejtë në mënyrë që të këto lulishte të vazhdojnë të jenë si më parë madje edhe me më shumë drurë bimë dekorative. Një nga prioritetet e Bashkisë është shtimi i sipërfaqeve të gjelbëra në Durrës në funksion të një mjedisi sa më të pastër për qytetarët e Durrësit. Edhe ky vit vazhdon të jetë vit i gjelbërimit të rrugëve dhe lulishteve të Durrësit. Do të vazhdojë pareshtur mbjellja e sa më shumë pemëve pasi mjedisi është një nga prioritetet tona kryesore që i shërben vizionit të një qyteti turistik evropian.” Paraziti Rhy Chophorus Ferrugineus (hundëgjati i palmave) ka prekur deri më sot 25 palma të llojit Fenix në sipërfaqet e gjelbra të qytetit që mirëmbahen nga NSHK, prona të Bashkisë së Durrësit, si dhe dy palma të po këtij lloji që ndodhen në territorin e Autoritetit Portual dhe në Shtëpinë muze të Aleksandër Moisiut. Konform rekomandimeve të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Inspektoriatit të mbrojtjes së bimëve në Durrës janë kryer trajtime kimike të të gjitha palmave me helme me një procedurë të përsëeritur çdo 15-30 ditë. Spërkatja me kimikate ka bërë të mundur mos përhapjen e parazitit por nuk mund të shpëtojë palmat e prekura që në bazë të udhëzimeve të inspektoriatit të bimëve jo vetëm duhet të priten por trungjet e prera duhet domosdoshmërisht edhe të digjen për të asgjesuar parazitin. Ky parazit ka prekur 2 palma në shëtitoren Taulantia, 2 palma në lulishten e Kalasë, 6 palma në kryqëzimin e portit, 6 të tjera në në lulishten e Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe 9 palma në rrugën Taulantia. Menjëherë pas asgjesimit të palmave të prekura nga paraziti Bashkia do të fillojë mbjelljen e palmave të tjera në të njëjtat vende ku janë prerë ato ekzistuese dhe në të nëjjtën kohë do ët vazhdojë puna për shtimin e sipërfaqeve të gjelbëra. Në tre vitet e fundit Bashkia e Durrësit ka mbjellë 2800 drurë dekorativë në rrugët urbane të qytetit si dhe ka shtuar sipërfaqet e gjelbëra në blloqet e lagjeve 4, 12, 16, 17 dhe 18 të qytetit. Ndërkaq janë në proces rehabilitimi lulishtet në qendër të qytetit si dhe në hyrjen e Durrësit.