Në kuadër të “Ditës Ndërkombetare të të Drejtave të Femijeve” Zyra e Mbrojtjes së Fëmijëve, në Bashkinë Durrës ka organizuar një aktivitet që i shërben sensibilizimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik rreth cështjeve të të drejtave të fëmijëve . Takimi është zhvilluar në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak Durrës dhe kishte formën e një bisede të hapur ndërmjet 40 femijëve nga shkollat “Naim Babameto”, “Shkolla e Re”, “Isuf Ferra” dhe “Vinces Prendushi” dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Fëmijët i kanë drejtuar kryebashkiakut Dako pyetje dhe problem nga më të ndryshmet që lidhen me aktivitetin e tyre shkollor por edhe jashtëshkollor si dhe kushtet infrastrukturore në zonat ku ata jetojnë. Kryebashkiaku Dako i ka premtuar nxënësve se Bashkia do të vazhdojë punën e saj në drejtim të ëprmirësimit të kushteve në të cilat këta nxënës shkollohen por edhe përsa i përket aktiviteteve jashtëshkollore dhe parqeve me lojëra për fëmijë. Deri tani Bashkia e Durrësit ka bërë një punë mjaft të madhe në këto drejtime dhe ndryshimet janë të prekshme dhe të dukshme nga të gjitha por natyrisht sipas kryebashkiakut Dako edhe pse buxheti i Bashkisë është i limituar puna do të vazhdojë me të njëjtin intensitet si përsa i përket infrastrukturës së shkollave dhe zonave ku këta nxënës jetojnë ashtu edhe për gjelbërimin dhe parqet e lojërave ku këta fëmijë kalojnë kohën e lirë. Ky aktivitet kishte si qëllim edukimin e fëmijëve nga komunitetet vulnerabël të qytetit për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre në cështje të shëndetit, arsimit dhe sigurisë, dhe përballjen e tyre me përfaqësues të institucioneve që ofrojnë shërbime për fëmijët dhe familjet. Qëllim tjetër është edhe informimi i këtyre femijeve rreth strukturave në të cilat ata mund të drejtohen në raste të shkeljes së të drejtave të tyre si në raste të dhunes në familje, trafikimit, neglizhimit, etj., dhe ndihmës konkrete që mund të marrin nga këto struktura, rritja e frymës së bashkëpunimit mes institucioneve publike dhe private në cështje të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe familjes. Aktiviteti është organizuar falë mbështetjes së koordinuar të Zyrës për Mbrojtjes se Femijeve me organizatat PNUD, TDH, Sot për të ardhmen dhe Fondacionin Nehemia.