Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfart. Në fillim të bisedës kryebashkiaku Dako e ka njohur kreun e OSBE-së me resurset ekonomike dhe turistike që ofron qyteti i Durrësit si dhe me punën e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të onfrastrukturës në qytet por edhe në të ghjitha fushat e tjera. Në takim një pikë të rëndësishme të bisedës ka zënë edhe autonomia vendore. Kryebashkiaku Dako ka njohur kreun e OSBE-së me cënimet e kësaj autonomie nga ana e pushtetit qëndror. Nga ana e tij kreu i OSBE-së ka deklaruar se autonomia vendore është mjaft e rëndësishme ëpr mirëfunksionimin e pushtetit lokal. Wollfart kërkoi më shumë frymë bashkëpunimi mes dy palëve, me qëllim sigurimin e një të ardhme më të mirë për qytetarët. Pasi është informuar nga kryebashkiaku Vangjush Dako për cënim të autonomise vendore, Wollfart ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe dialog mes dy qeverisjeve: “Është shumë e rëndësishme në cfarëdo lloj niveli të qeverisjes të punohet për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët. Gjithashtu në cdo lloj niveli qeverisjeje për të përballuar sfidat duhet të ekzistoje dialogu dhe mirëkuptimi. Si qeveria qëndrore dhe ajo vendore duhet të kuptojë se për të realizuar projektet duhet një bashkëpunim i frutshëm.” Kryebashkiaku Dako në bisedë e ka njohur më hollësisht ambasadorin e OSBE-së me investimet e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Ka qenë pikërisht kjo punë e Bashkisë që ka ngjallur interesimin e Wollfart për të parë konkretisht në terren këto investime. I shoqëruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako, Wollfart ka vizituar një nga investimet madhore të Bashkisë së Durrësit për rehabilitimin e hapësirave dhe fasadave në hyrje të Durrësit ku Wollfart ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë projekt tepër modern. Më pas Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfart shkuan për një vizitë në Shtëpinë e Foshnjes në qytetin e Durrësit, ku prezenca e OSBE me anë të fondit për bamirësi që ka ky institucion ka shpërndarë dhurata për fëmijët që janë sistemuar në këtë institucion. Wollfart dhe kryebashkiaku Dako, u pritën nga drejtues të këtij institucioni dhe qëndruan për më shumë se 30 minuta me fëmijët duke i uruar më shumë mbarësi dhe shëndet. Kryebashkiaku Dako ka siguruar se Bashkia e ka dhe do të vazhdojë ta ketë në qendër të vëmendjes kujdesin ndaj fëmijëve në nevojë dhe Bashkia e Durrësit ka krijuar kushte mjaft moderne në këtë qendër të foshnjës në funksion të mirërritjes së këtyre fëmijëve. Ndonëse misioni i OSBE-së në Tiranë është për monitorimin e punës se institucioneve dhe ofron këshilla për përmirësimin e performancës së tyre dhe për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, Wollfart nga ana e tij u shpreh se përkujdesja ndaj këtyre fëmijëve eshte ne qender te vemendjes se OSBE-se. Donacioni në materiale të ndryshme përfshirë edhe elektronike e shtëpisë së fëmijës në Durrës është në funksion të kujdesit që tregohet për 50 fëmijë që jetojnë në këtë institucion. Në këto dhurata përfshihen pajisje të reja te arredimit, mobilje, veshje personale, një sallë televizori e pajisje të tjera elektronike si dhe një sërë dhurata të tjera për fëmijët. Në Shtëpinë e Foshnjes në Durrës, janë sistemuar 50 fëmijë të moshës 0-5 vjeç, të cilët janë braktisur nga prindërit e tyre apo me prondër te divorcuar.