Inspektoriati kombëtar ndërtimor ka bllokuar punimet në sheshin Liria të Durrësit dhe kjo ndërhyrje në këto punime është cilësuar si tendencioze politike nga ana e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Ky inspektoriat ka lëshuar një proces verbal konstatimi me anë të të cilit ai nuk ka të drejtë ligjore të pezullojë punimet pasi ky proces verbal është vetëm konstatim. Në lidhje me këtë veprim Kryetari i Bashkisë së Durrësit nga sheshi Liria ka bërë këtë deklaratë për shtyp: “Inspektoriati ndërtimor kombëtar po kontrollon firmën dhe ka bërë një proces verbal konstatimi. Ky inspektoriat mund ta kontrollojë firmën por nuk mund të pezullojë punimet dhe unë mund të them që ky është një veprim me tendencë të hapur politike vetëm si e si që galeria për piktorët për qytetin të mos bëhët e o kështu të mos bëhet edhe sheshi i madh për xhaminë e qytetit, pra të mos bëhen këto punë publike të mëdha në favor të qytetarëve të Durrësit. Subjekti në fjalë është i pajisur me leje ndërtimi ndaj kur subjekti është i pajisur me leje ndërtimi vetëm gjykata mund të pezullojë punimet ose të shpallë anullimin e lejes së ndërtimit, pra inspektoriati kombëtar nuk mund të bëjë pezullimin. Në lidhje me lejen mjedsisore ju shpjegoj se kur ka patur një aplikim nga bashkia për këto punime ishte momenti kur inspektoriati ishte në transformim dhe kjo ishte një procedurë që me konsensus u vendos që të pajiset me leje mjedisore më pas. Përfaqësuesi i inspektoriatit mjedisor ka voptuar pro projektit dhe ne aplikuam më pas normalisht për leje ndërtimi dhe kanë kaluar gjithë këto kohë që nuk jemi pajisur me leje mjedisor sepse nuk na e japin nga Agjencia rajonale e mjedisit këtë leje. Ne si Bashki ju garantoj që dnuk e dëmtojmë mjedisin përkundrazi e ruajmë atë nëpërmjet investimeve që i shërbejnë qytetarëve por edhe që garantojnë ruajtjen e mjedisit.