Stampa
Është zhvilluar në Durrës një tryezë bashkepunimi nderinstitucional ne nje proces bashkeveprimi dhe lobimi per te mbrojtur dhe ndergjegjesuar rreth Integrimit te Individeve me aftesi te kufizuar dhe permiresimit të standartit te jeteses se tyre, duke bashkepunuar ngushte me Pushtetin lokal, ate qendror, OJF-te, mediat, publikun, shkollat dhe shoqerine ne 10 qytete ne Shqiperi. Në këtë tryezë merrte pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit i cili bashkëbisedoi drejtpërdrejt me individë me aftësi të kufizuar dhe përfaqësues të shoqatave që mbrojnë të drejtat e këtyre personave. Kjo tryezë u zhvillua ne kuader te Programit “Bota e Ndryshimit” te Fondacionit VODAFONE Albania, ku Suela Lala si fituese e projektit per vitin 2010-2011 ka ndermarre këtë fushate sensibilizimi. Kjo fushatë mbeshtetet ne kete iniciative edhe nga OSBE Prezenca ne Shqiperi, ADRF (Fondacioni Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuara), VAF dhe nje rrjet i gjere partneriteti qe buron nga keta partnere. Paneli në debat u fokusua tek e drejta per punesim per personat me aftesi te kufizuara. Kjo nisem e marre se fundmi nga ADRF, me mbeshtetjen e Fondacionit Vodafone Albania, synon krijimin e modeleve te punesimit te personave me aftesi te kufizuara ne pese rrethe te vendit, perfshire edhe Durresin. Ne iniciativen e saj, Suela Lala asistohet per koordinimin e projektit me partneret nga Elda Gjoka dhe i tere ky ekip do te spostohet ne 10 qytete te Shqiperise duke kerkuar mbeshtetjen e Bashkive perkatese dhe komunitetit te NGO-ve e partnereve lokale. Kryetari i Bashkisë së Durrësit nga ana e tij shprehu gadishmërinë e kësaj bashkie në vazhdimin e mëtejshëm të punës që bëhet me këto shtresa ku Bashkia e Durrësit ka dhënë një ndihmesë të vazhdueshme dhe do të vazhdojë të jetë krah individëve me aftësi të kufizuar për integrimin e tyre në shoqëri. Në fjalën e tij kryebashkiaku Vangjush Dako deklaroi se ndihma ndaj kësaj shtrese ka qenë dhe është një nga prioritetet e Bashkisë së Durrësit: “Ne themel te perpjekjeve tona qendron parimi i madh social sipas te cilit personat me aftesi te kufizuara nuk duhet te trajtohen si objekt vemendjeje, por te vleresohen si subjekt aktiv, qe jane te afte te ndertojne jo vetem jeten e tyre te pavarur, por jane te afte dhe te bashkepunojne per ndertimin e shoqerise ne te cilen jetojne dhe pjese e se ciles ndihen. Ashtu si qytetet e tjera te Shqiperise dhe qyteti Durresi trajton me pagese si nje kategori te vecante personat me aftesi te kufizuara. Aktualisht neqytetin e Durresit trajtohen 2078 persona me aftesi te kufizuara dhe 2980 Invalid Pune. Trajtimi I tyre behet ne baze te ligjit 9355, Per Ndihmen Ekonomike dhe Sherbimet Shoqerore . Ne fokus te Bashkise pervec trajtimit te pageses ka qene bashkepunimi me ZRP dhe nxitja e bizneseve per zbatimin e Legjislacionit te Punes, ne lidhje me punesimin e te pakten nje person me aftesi te kufizuara ne cdo 25 punemarres. Bashkia e qytetit te Durresit eshte perpjekur te krijoje nje sensibilitet ne lidhje me zbatimin me korektesi te Ligjit te Urbanistikes, ku parashikohet plotesimi i normave e kushteve specifike per lehtesimin e perdorimit nga personat me aftesi te kufizuara. Eliminimi i diskriminit te personave me aftesi te kufizuara me qellim zhdukjen e barierave dhe paragjykimeve qe pengojne integrimin e ketij target grupi te popullsise ne jeten social-ekonomike te vendit ka qene ne fokus te fushatave te ndergjegjesimit te organaizuara nga ne. Ne kuader te perpjekjeve te institucionit tone per te adresuar nevojat pak ne fokus te punes tone do te jene: 1-Zbatimi I ojektivave te Strategjise Lokale per personat me aftesi te kufizuara. 2-Evidentimi sa me i sakte i te gjithe personave me aftesi te kufizuara dhe nevojave te tyre 3-Vazhdimin e perpjekjeve tona meqellim garantimin e te drejtes se punesimit te personave me aftesi te kufizuara 4-Parashikimin e fondeve ne buxhetin e Bashkise per ngritjen e sherbimeve te reja sociale per kete grup ne nevoje. Sigurisht qe arritje te tilla kerkojne nje angazhim, te vazhdueshem dhe efektiv jo vetem te te pushtetit lokal por edhe shoqerise civile, komunitetit te bizneseve, medias ne trajtimin e ketyre problematikave si dhe vete komunitetit.” Më tej kryebashkiaku Dako bëri të ditur se tashmë Bashkia ka bërë një parking në godinën ku invalidët paraqiten në kemp. Ky parking është vetëm për këta persona. Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se të gjithë trotuaret në rrugët e rikonsruktuara janë bërë të ulura në vende të ndryshme sipas nevojave të kësaj shtrese e po kështu në sajë të strategjisë lokale edhe trotuaret ekzistues do të bëhen ashtu sic i nevojiten kësaj shtrese si dhe në Bashkinë e Durrësit është në plan të vendoset një ashensor i posacëm që do të përdoret vetëm nga invalidët të cilët trokasin në dyert e bashkisë për problematika të ndryshme.