Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përuruar fillimin e punimeve të rrugës së re Mars 91 e cila është rruga paralel me murin e portit. Kjo do të jetë një arterie shumë e rëndësishme e qytetit që do të lehtësojë shumë trafikun në Durrës por njëkohësisht do të jetë edhe një rrugë me parametra evropianë. Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako deklaroi se kjo rrugë është mbajtur e bllokuar 4 vjet për arsye politike nga ana e përfaqësuesve të pushtetit qëndror por tashmë kjo rrugë do të bëhet sepse i shërben të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe i shërben shumë interesave të qytetit: “Fillojmë nisjen e punimeve të kësaj rruge të re paralel me murin e portit që sot e tutje do të quhet Rruga “ Mars 91” . Si sot njëzet vjet më parë qytetarët jo vetëm të Durrësit por të gjithë Shqipërisë kaluan këto mure për një jetë më të mirë për një jetë të lirë drejt Europes, drejt Perëndimit. Sot nisin punimet për Lotin e I të kësaj rruge me një vlerë investimi 56.794.500 lekë, investim i gjithi nga buxheti i Bashkise. Kjo rruge do ti sherbeje zhvillimit te qytetit,qytetareve si dhe turisteve te shumte qe do te vizitojne Durresin. Ka 4 vite qe per arsye politike dhe pa asnje argument teknik eshte bllokuar ndertimi i kesaj rruge nga ana e perfaqesuesve te Pushtetit Qendror duke shkaktuar ne te njejten kohe probleme teper te medha jo vetem per trafikun ne qytet per dhe probleme te tjera sociale per komunitetin . Vlen te theksohet se ndertimi i kesaj rruge eshte miratuar me Vendim te KRRTRSH ne 2007 me miratimin e Planit Rregullues te Qendres Historike Qytetit . Me ndertimin e kesaj rruge nuk do te perfitoje asnje parti politike por do te jene qytetaret e qytetit te Durresit qe do te gjejne me shume liri ne levizje te automjeteve , nuk do te kete ndotje te ajrit dhe ndotje akustike ne qytet nga trafiku. Projekti permban te gjitha elementet e nje rruge me standarte Europiane te cilat aplikohen ndoshta per here te pare jo vetem ne Durres por ne te gjithe Shqiperine , do te kete korsi per bicikletat , kater korsi levizje makinash , korsi parkimi, peme si dhe nje brez i gjelbert te cilat i japin rruges dhe nje peisazh panoramik. Qytetare te nderuar ju ftoj te behemi se bashku duke i bere thirrje politikes mos te mbaje peng zhvillimin e qytetit sepse puna nuk ndalet sepse Durresi nuk ndalet me.” Kjo rrugë është në vazhdën e investimeve madhore që Bashkia e Durrësit ka kryer dhe vazhdon të kryejë në qytet në kuadër të zhvillimit të qytetit. Kjo rrugë ka standarte tepër të larta evropiane që për herë të parë aplikohen në një rrugë në Shqipëri. Ruga Mars 91 do të ketë 24 200 m2 korsi të asfaltuara makinash, 5 920 m2 korsi të asfaltuara bicikletash, 4 930 m2 trotuare, 416 pemë, 246 ndricues rrugorë etj.