Inspektoriati kombëtar ndërtimor ka vazhduar me bllokimin e punimeve në sheshin Liria të Durrësit dhe kjo ndërhyrje në këto punime është cilësuar si politike nga ana e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Në lidhje me këto bllokime të vazhdueshme politike Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nga sheshi Liria ka bërë këtë deklaratë për shtyp: “Pushteti qëndror vazhdon të bllokojë punimet në sheshin Liria, punime që bëhen në dobi të qytetarëve. Ky është një bllokim politik dhe pushteti qëndror i ndërmerr këto veprime bllokuese nisur nga interesa partiake duke mos pyetur për interest e qytetarëve të Durrësit. Ka mëse një muaj që janë bllokuar punimet për sheshin Liria, ndërkohë që me ligj ata mund të bënin pezullim vetem per 10 ditë. Ne aplikuam për të marrë leje mjedisore por nuk na jepet kjo leje duke nxjerrë arsye absurde se eshte firmosur nga nënkryetari dhe jo nga kryetari. Sot që ne duam të fillojmë punë përsëri vjen inspektoriati kombëtar që të bllokojë punimet. Këtë herë kanë gjetur një tjetër pretekst dhe kanë bllokuar punimet duke thënë se nuk ka çertifikatë cilësie të materialit që po përdoret si dhe nuk ka rregulla të sigurimit teknik. Sa i përket cilësisë së materialeve ky pretekst është absurd sepse këto materiale janë të një cilësie shumë të lartë që nuk janë përdorur ndonjëherë në Durrës. Ndërkaq edhe në lidhje me rregullat e sigurimit teknik pretendimi i ngritur nga inspektoriati kombëtar është absurd sepse objekti është i rrethuar dhe jënë plotësuar të gjitha masat e sigurimit teknik. Pra duket qartë se të gjitha këto veprime bëhën vetëm për një arsye, që është arsye politike në dëm të qytetarëve të Durrësit. Ne duam ti kthejmë qytetarëve sheshin që të djathtët e mbajnë të bllokuar dhe nëse vazhdohet me bllokime të tilla do të ftojmë qyetatërët të protestojnë që të vijnë dhe ata në mbrojtje të interesave të tyre që nëpërmkëmben në këtë mënyrë nga pushteti qëndror i cili për hir të partisë i hedh poshtë dhe nuk pyet fare për interesat e qytetarëve. Këto bllokime e përsëris që janë absurde sepse ne jemi një shtet, e në këtë shtet si pushteti qëndror ashtu edhe ai lokal duhet t’u shërbejnë qytetarëve. Ne duhet të bëjmë punë për qytetarët që ti kthejmë këto sheshe dhe hapësira për ta por nëse ne punojmë në shërbim të interesave të qytetit dhe qytetarëve pala që është në pushtet bllokon për interesa partiake.”