Bashkia e Durrës dhe PNUD kanë zhvilluar një takim me  institucionet pjesëmarrëse në sistemin e reagimit të koordinuar kundër dhunës në familje. Kjo mbledhje është konceptuar si një mundësi më tepër për anëtarët e reagimit të koordinuar për të analizuar punën e deritanishme të këtij sistemi, në kuadër të trajtimit në mënyrë multi-disiplinare të rasteve që përjetojnë dhunë në familje në Durrës, si edhe për të sugjeruar mundësi të mëtejshme për përmirësimin e efektivitetit të këtij reagimi. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve që kanë nënshkruar marrëveshjen për të punuar përmes reagimit të koordinuar, si Gjykata, Prokurori i Rrethit, Drejtori i Policisë së Qarkut, Drejtori i Shëndetësisë, Drejtoria Arsimore, etj. Për të ndjekur më nga afër eksperiencën e funksionimit të reagimit të koordinuar kundër dhunës në familje në Durrës ishte i pranishëm Norimasa Shimomura, Drejtor i PNUD për Shqipërin si dhe perfaqesues te tjere te PNUD, perfaqesues te Organizates se Kombeve te Bashkuara si : UNICEF, UNFRA, si dhe perfaqesues te Ambasades Austriake, Suedeze dhe Hollandeze. Takimi është drejtuar nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Adrian Cela i cili është shprehur së për Bashkinë e Durrësit dhe kryebashkiakun Vangjush Dako ka qenë dhe mbetet prioritet mbështetja e vazhdueshme në drejtim të luftës ndaj këtij fenomeni si dhe ndihmesa ndaj personave që janë viktima të fenomenit të dhunës në familje. Midis të tjerave nënkryetari i Bashksië Adrian Cela deklaroi: “Më lejoni së pari, t’ju falenderoj të gjithëve për pjesmarrjen tuaj në këtë takim të rradhës në nivel vendim-marrës në kuadër të Reagimit të Koordinuar kundër Dhunës në Familje, një sistem ky tashmë tepër funksional, i ngritur nga Bashkia jonë, me mbështetjen financiare (por dhe më gjerë) të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD). Tashmë po mbushen thuajse dy vjet nga dita kur, të nxitur nga PNUD dhe me miratimin e të gjithëve ju, Bashkia jonë vendosi të ndërmarra hapa konkretë në drejtim të zbatimit të Ligjit nr. 9669 datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrdhëniet Familjare”, një ligj ky sa i ri aq edhe i domosdoshëm për tu zbatuar në nivel vendor, pasi dhuna në familje fatkeqësisht duhet pranuar që mbetet një problem madhor për shoqërinë shqiptare. Ky takim që po zhvillojmë vjen natyrshëm në vazhdën e një sërë takimeve të mëparshme të zhvilluara si në nivel vendim-marrës, ashtu edhe në nivelin e ekipit teknik ndërdisiplinar, të cilët ndjekin cdo ditë rastet në terren. Si gjithmonë, qëllimi kryesor i takimeve të tilla mbetet shkëmbimi i informacionit, ideve dhe sugjerimeve jo vetëm mbi atë cfarë është bërë por edhe mbi atë se cfarë duhet përmirësuar në të ardhmen. Jetojmë në një shoqëri ku dhuna në familje është shtruar këmbëkryq, ndonëse shpesh ne e mohojmë apo fshehim atë. Prandaj secilit prej nesh i del detyrë forcimi i hapave të mëtejshëm për të punuar bashkarisht e për t’i thënë NDAL dhunës në familje. Ne tashmë e kemi kaluar pjesën më të vështirë të përballjes me këtë fenomen, pasi së bashku arritëm të shtrojmë themelet e të punuarit nën një përgjigje të koordinuar. Zbatimi i suksesshëm i këtij projekti nuk do të ishtë bërë i mundur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e secilit aktor, megjithatë të gjithë e ndjejmë që ende mbetet shumë për të bërë dhe në këtë bashkëpunim ka gjithmonë vend për përmirësim. E rruga drejt përmirësimit vjen vetëm përmes diskutimit të hapur dhe largpamës në tryeza të tilla, ku arritjet na nxisin për të shkuar më tej dhe vështirësitë na shtyjnë të mbledhim forcat për të gjetur mundësi të reja zgjidhjeje. Dëshiroj të përfitoj nga rasti për të shprehur edhe një herë mirënjohjen dhe falenderimin për të gjithë ju antarët e këtij reagimi të koordinuar. Njëkohësisht dëshiroj të falenderoj në mënyrë të vecantë stafin e Bashkisë per punen e bere. Një falenderim i vecantë shkon edhe për PNUD për të gjithë mbështetjen dhe kontributin e dhënë jo vetëm financiarisht por edhe përmes mbështetjes dhe konsulencave të stafit të tij dedikuar me aq përkushtim në zbatimin e këtij projekti. Së fundi, por jo nga rëndësia, dëshiroj të përshëndes dhe të falenderoj të huajt e pranishëm në këtë takim të sotëm, të cilët janë përfaqësues të lartë të organizatës së Kombeve të Bashkuaara, apo të Ambasadave të Huaja në Shqipëri. Prania juaj në këtë mbledhje është një tjetër motiv për punën tonë, pasi ne besojmë që ndjekja e aktiviteteve tona flet qartësisht  dhe shumë më tepër, për mënyrën se si ne vëmë në përdorim burimet, mbështetjen dhe besimin tuaj.” E nxitur dhe  mbështetur nga UNDP, Bashkia Durrës ka  ngritur sistemin e reagimit të koordinuar kundër dhunës në familje, i cili përbëhet nga 11 institucione. Formalizimi i këtij sistemi është bërë përmes nënshkrimit tëMarrëveshjes së Bashkëpunimit, në 08 Mars 2010. Zyra Kundër Dhunës në Familje si pjesë e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale në Bashkinë Durrës, Eshte nje strukture e re ne perberjen e Drejtorise se Sherbimit Social, e krijuar ne Mars 2008,me vendim te Keshillit Bashkiak dhe si nje zyre pararoje e ketij tipi ne Shqiperi , pasi eshte Zyra e pare e barazise gjinore ne nivel vendor. Qëllimi kryesor i saj konsiston në koordinimin e institucioneve dhe aktorëve përgjegjës për zbatimin e ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrdhëniet Familjare” (i ndryshuar). T e permiresoje bashkepunimin mes institucioneve dhe aktoreve te shoqerise civile qe adresojne barazine gjinore ne shoqeri. Për një periudhë  kohore  dhjetë mujore, janë ndërmarrë këto  hapa konkretë:

  • Mbledhje  të rregullta periodike me antarë të ekipit teknik ndërdisiplinar;
  • Trajnim me antarët e Komitetit Drejtues të reagimit të koordinuar (me mbështetjen e UNDP);
  • Trajnim me efektivat e policisë mbi legjislacion për dhunën në familje dhe punën përmes reagimit të koordinuar;
  • Numër telefoni falas si edhe ofrimi i shërbimeve të tjera shtesë të tilla si strehim, ndihmë në ushqim dhe veshje, avokati dhe mbështetje psikologjike, për rastet e dhunës në familje të ndeshura në praktikë;
  • Fushata ndërgjegjësuese në lidhje me fenomenin dhe punën konkrete që zhvillojnë aktorët antarë të reagimit të koordinuar kundër dhunës në familje;
  • Rregjistrimi i rasteve në mënyrë të rregullt periodike në sistemin elektronik të mbledhjes së të dhënave.
  • Janë asistuar  në mëyrë të koordinuar 77 raste per vitin 2010 si dhe 20 raste per vitin 2011 që kanë përjetuar dhunë në familje;
  • Jane leshuar per  37 UM dhe 21 UMM (viti 2010); 
  • Janë lëshuar  per 11 UM dhe 7 UMM (viti 2011);
  • Nga keto rasten 5 prej viktimave jane meshkuj, nga te cilet 4 jane per vitin 2010 dhe 1 per vitin 2011.
  • Eshtë vënë  në dispozicion një apartament (2+1) me qëllim strehimin e rasteve emergjente;
  • Shtrirja Kohore  e ketij apartamenti eshte Prill 2011 deri  Janar 2012.

Sistemi elektronik  për rregjistrimin e të dhënave në  lidhje me menaxhimin e  rasteve të  dhunës në familje, është instaluar në  Bashki, me mbështetjen e UNDP në Gusht-Shtator  2010.Qëllimi kryesor konsiston në mbledhjen e të dhënave të detajuara në lidhje me rasteqë pësojëdhunë në familje, si edhe në lidhje me performancën e referimit të institucioneve që trajtojnë këto raste  në mënyrë ndërdisiplinare. Me anë të këtij sistemi mundësohet mbledhje  e  të dhënave të detajuara në lidhje me rastet që pësojnë dhunë në  familje, shmanget problemi i dublikimit apo pasqyrimit të të dhënave të pasakta, të gjithë aktorët antarë të reagimit të koordinuar mund të azhornohen rregullisht dhe në cdo kohë në lidhje me situatën e dhunës në familje, mundësohet matja e performancës së referimit të rasteve nga cdo antar i reagimit të koordinuar, plotësohet detyrimi ligjor për shkëmbim të rregullt informacioni me pushtetin qendror, krijohet një bazë e pasur të dhënash të vlefshme për studime dhe kërkime sasiore e cilësore në lidhje me fenomenin. Sistemi elektronik  përmban të dhëna që i përkasin periudhës  Shtator 2010-Qershor 2011. Gjithsej në sistem janë të hedhura 97 raste per periudhen kohore Shtator 2010-Qershor 2011; Në mënyrë të koordinuar rezultojnë të jenë trajtuar rreth 97 raste; Ndërkohë 11 raste janë zgjidhur përmes punës identifikuese dhe ndërgjegjësuese të Zyrës kundër Dhunës në Familje, pa u shoqëruar me kërkesën për UMM/UM, Bazuar në raportet e gjeneruara nga sistemi, performanca e referimit të aktorëve të reagimit të koordinuar është përgjithësisht në nivel të kënaqshëm. Përparësitë e sistemit janë të shumta pasi krijohet mundësia për marrjen e informacionit në lidhje me performancën e referimit te rasteve, të grupuara sipas institucioneve apo organizatave, merren të dhena permbledhëse jo vetëm mbi të dhunuarin/ën por edhe në lidhje me dhunuesin/en, secili prej antarëve të reagimit të koordinuar mund të disponojë një raport përmbledhës të rasteve të dhunuara, është shumë më e lehtë që secili prej antarëve të grupit teknik (ose e thënë ndryshe aktorëve të këtij projekti) të disponojë në mënyrë të strukturuar të gjitha rastet e dhunës, rolin që ka luajtur secili prej këtyre aktorëve, si edhe deri në cilën fazë është bërë e mundur ndjekja e këtyre rasteve. Nuk mund të anashkalohet fakti që për secilin prej rasteve të dhunuara ruhet maksimalisht anonimati, duke qenë se për secilin rast sistemi krijon mundësinë e prezantimit të rasteve me kode.