Stampa
Kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako ka çelur edicionin e katert te “FESTIVALI I FILMIT DURRËS”. Ky edicion ka ngjallur më shumë se kurrë kuriozitet, për vetë pjesëmarrjen e filmave premierë dhe të ftuarve special. Ceremonia e hapjes eshte zhvilluar në Amfiteatrin Romak. Gjithë të ftuarit kane kaluar në tapetin e kuq e shtruar me këtë rast, ndërsa festa e filmit eshte hapur me këngën “Te falem ty o Durres”, te kompozitorit Enver Mara, nën interpretimin e të mirënjohurit Qemal Kërtusha! Aktori i madh Timo Flloko ishte prezantuesi I këtij eventi kinematografik, rol të cilin Flloko e ka marrë për herë të dytë me mjaft kënaqësi. Ne mceremonine e hapjes se festivalit kryebashkiaku i Durresit ka pershendetur kete edicion te katert dhe ne fjalen e tij deklaroi se pikerisht ne nje veprimtari te tille Durresi shfaqet dhe si nje porte e hapur e Adriatikut, qe pret e bashkon profesioniste te artit te ekranit dhe kinemase nga Ballkani e nga Europa, nga Turqia e Serbia, ne Franca e Italia: “Te nderuar pjesemarres, artiste e kineaste te shquar, qytetare te Durresit. Ju uroj mireseardhjen “ Festivalin Nderkombetar te Filmit Veror’’ per te cilin, qyteti i Durresit, pikerisht ketu, ne kryevleren e tij te Trashegimise Kulturore, hap dyert per edicionin e katert te tij. Gjate me shume se kater viteve ne krye te bashkise se Durresit me ka ndodhur shpesh te peruroj veprimtari nga me te ndryshmet, secila prej tyre e rendesishme ne kategorine e vet. Por kjo e sotmja, edicioni i katert i ketij festivali, eshte me shume se nje perurim, eshte nje ngjarje kulturore me rendesi per gjithe qytetaret e Durresit, nje ngjarje per t'ua bere atyre javen te gezuar dhe per t'i shtene ne mendime per vendin ku jetojne. Sot mund te them me plot goje se ky Festival, me fizionomine e krijuar, e ka merituar besimin qe ne I dhame. E ka merituar per shume arsye, nder me kryesorja do te pelqeja te permendja rizgjimin e interesit te qytetareve per kinemane; per kete art qe I bashkon njerezit me magjine e tij. Festivali i katert nderkombetar i filmit eshte jo vetem nje ngjarje artistike, eshte dhe nje ngjarje me rendesi metafizike, shpirterore. Pikerisht ne nje veprimtari te tille Durresi shfaqet dhe si nje porte e hapur e Adriatikut, qe pret e bashkon profesioniste te artit te ekranit dhe kinemase nga Ballkani e nga Europa, nga Turqia e Serbia, ne Franca e Italia. Kjo jave do te jete me siguri java e promovimit te vlerave qe ka krijuar ndermjet dy festivaleve arti i shtate, arti i kinemase; do te jete njeheresh dhe java e nje sofre te madhe e te perditshme kuvendimi midis profesionisteve, por, mbi te gjitha, do te jete nje rast i shkelqyer qe ne te shohim veten tek tjetri, te njohim veten tek tjetri, te cmojme veten te tjetri. Ne konceptin tim, ky eshte hapi i domosdoshem drejt nje kulture europiane, qe e enderrojme te gjithe. Nuk me mbetet tjeter vecse t'ju uroj perzemersisht, t'ju pergezoj per ardhjen tuaj ne kete qytet, t'ju deshiroj qendrim te kendshem mes qytetareve durresake, te shperfaqni shpirtin e gares dhe te vleresimit dhe te gezoheni per fitoret e njeri-tjetrit. Une ju siguroj se ne do te bejme maksimumin per t'jua bere te gezuara ditet e qendrimit ketu dhe mbi te gjitha qe kur te ktheheni ta kujtoni kete qytet per mbaresite dhe miresite e tij.” Ndërkaq regjisori Mihallaq Luarasi ka dorezuar çmimin e Karrierës në mungesë për “Artistin e Popullit”, Vangjush Furxhi. Çmimin e ka marre bashkëshortja e tij, Marilda Furxhi. Nata e parë e Festivalit eshte hapur me filmin “MJALTË / HONEY”, nga Semih Kaplanouglu (TURKEY, GERMANY, 2010, 130’), film që prezanton Turqinë në këtë Festival dhe që jepet premierë nacionale në Durrës. Gjatë Festivalit do të prezantohet një koleksion i veprave më të mira të kinemasë turke në tre vitet e fundit, zgjedhje që i është besuar programueses dhe kritikes Alin Tasciyan. President Nderi i edicionit të 4-t është regjisori Dhimitër Anagnosti. Mes të ftuarve përmendim: regjisorin legjendar Francis Ford Coppola, aktoren yll të kinemasë Italiane Claudia Cardinale, regjisorin e shquar çek Jiri Menzel si kryetar I Jurisë Ballkanike, regjisorin dhe filozofin polak Kryzystof Zanussi,Lech Majeëski, producentin britanik Nick Powell si kryetar i Jurisë Ndërkombëtare, producenti dhe regjisori Jan Harlan, aktori Rade Serbedzija.