Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i ka dhuruar aktores me famë botërore Claudia Cardinale çmimin"Pjata e Argjendtë e Durrësit". Claudia Cardinale është një nga të ftuarit e nderit në këtë edicion të katërt të Festivalit të Filmit të Durrësit, e në një mbrëmje të veçantë të këtij Festivali, Bashkia e Durrësit i ka akorduar aktores një çmim të veçantë "Pjata e Argjendtë e Durrësit". Kryebashkiaku Vangjush Dako pasi i ka uruar mirëseardhjen në Durrës aktores me famë botërore i ka dorëzuar asaj edhe çmimin me motivacionin “Ikonë e Aktrimit në Botë”. Pas ceremonisë së dhënies së çmimit, në teatrin “Aleksandër Moisiu” është shfaqur filmi “Të jesh italian me zonjën Enrika”, film i regjisorit turk Ali Ilhan, ku interpreton Cardinale.