Stampa
“ Pasuria Historike dhe Kulturore e qytetit te Durresit element kryesor ne zhvillimin e produktit turistike te qytetit ”

Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit-ATA, kanë zhvilluar takimin e dytë me teme ” Pasurite Historike dhe kulturore, element i rendesishem i Produktit Turistik te Durrësit”. Takimi është zhvilluar në kuadër të projektit TUR.GRATE2 .Me këtë projekt Bashkia Durrës ka fituar të drejtën për të qenë partnere dinjitoze përkrah partnerëve kufitarë në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatic Cross - Border Cooperation 2007-2013. Ky ishte takimi i dytë i zhvilluar në Bashkinë e Durrësit pas takimit të parë ku merrnin pjesë operatorë turistikë të qytetit dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore që janë të lidhura me turizmin. Në takimin e dytë kanë marrë pjesë aktorë të të tjerë të rëndësishëm të zhvillimit të turizmit në Durrës. Ky takim ka patur si temë diskutimi dhe shkëmbimi mendimesh pasuritë historike dhe kulturore si elemente të rëndësishme të zhvillimit të produktit turistik të Durrësit. Përvec diskutimeve ne lidhje me resurset historike dhe arkeologjike të Durrësit si dhe zhvillimin e turizmit kulturor e arkeologjik në qytetin bregdetar u bë edhe një përshkrim i produktit kulturor dhe historik i qytetit si dhe pritshmëria e vizioni për të ardhmen. Pika kryesore ku u fokusuan te pranishmit ishin :

Projekti TUR.GRATE 2 “Aksione te integruara per promovimin e turizmit te qendrueshem” do ti sherbeje “ tregut te turizmit lokal konkurues , sherbimeve publike dhe private te turizmit , produkteve turistike , turizmit kulturor e historik , sportiv dhe ciklistik , prodhimit te veres dhe ato artizanale, do te ndertoje nje logjistike turistike me standarte Europiane, do te promovoje Turizmin kulturor dhe do te permiresoje manaxhimin e trashegimise historike dhe kulturore te qytetit. Bashkia Durres i ben thirrje aktoreve perfshire ne fushen e turizmit dhe vecanerisht “ trashegimise kulturore, turizmit historik etj te behen pjese e rendesishme dhe pale bashkepunuese per tre vitet ne vazhdim te zbatimit te ketij projekti. Konkretisht ne fushen e Turizmit Kulturor dhe historik projekti eshte fokusuar ne :