Bashkia Durrës ka organizuar një aktivitet  në kuadër të ditëve kunder dhunës. Ky aktivitet mbështetet nga PNUD dhe u realizua në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Punësimit, dhe Qendrën Komunitare “Sot për të Ardhmen”. Në këtë aktivitet u zhvillua forumi i Gruas me temë “Familje pa Dhunë - Shoqëri në Paqe” e gjithashtu është çelur edhe panairi i punës me temën “ Fuqizimi Ekonomik i Gruas në Tregun e Punës. Ky aktivitet u konceptua si një mundësi më tepër për anëtarët e reagimit të koordinuar për të diskutuar sfidat dhe arritjet, në menaxhimin e rasteve dhe zgjidhjen e problememeve të ndryshme që ato kanë. Në takim përvec kryebashkiakut Dako morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme qëndrore e lokale, përfaqësues të shoqërisë civile dhe bizneseve etj. Në forumin me temë Fuqizimi Ekonomik i Gruas në Tregun e Punës u trajtuan disa çështje të rëndësishme ku kryebashkiaku Dako trajtoi rolin e Bashkisë Durrës në mbrojtjen e të drejtave të grave ku dihet që Bashkia e Durrësit është Bashkia e parë në Shqipëri që hapi një zyrë të barazisë gjinore. Po kështu tema të tjera të trajtuara ishin mbështetja e UNDP për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të reagimit te koordinuar që u referua nga Emira Shkurti, ndryshimet në legjislacionin penal mbi krimin në familje e referuar nga Vjollca Meceetj. Në fjalën e  tij kryebashkiaku Vangjush Dako theksoi se prioritete të punës së tij dhe administratës që ai drejton kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë problemet sociale dhe puna për zbutjen e tyre: “Tashmë jane mbushur dy vjet nga dita kur, të nxitur nga PNUD dhe me miratimin e të gjithëve ju, Bashkia jonë vendosi të ndërmarra hapa konkretë në drejtim të zbatimit të Ligjit nr. 9669 datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrdhëniet Familjare”, një ligj ky sa i ri aq edhe i domosdoshëm për tu zbatuar në nivel vendor, pasi dhuna në familje fatkeqësisht duhet pranuar që mbetet një problem madhor për shoqërinë shqiptare. Qëllimi kryesor i takimeve të tilla mbetet shkëmbimi i informacionit, ideve dhe sugjerimeve jo vetëm mbi atë cfarë është bërë por edhe mbi atë se cfarë duhet përmirësuar në të ardhmen. Jetojmë në një shoqëri ku dhuna në familje është shtruar këmbëkryq, ndonëse shpesh ne e mohojmë apo fshehim atë. Prandaj secilit prej nesh i del detyrë forcimi i hapave të mëtejshëm për të punuar bashkarisht e për t’i thënë NDAL dhunës në familje. Ne tashmë e kemi kaluar pjesën më të vështirë të përballjes me këtë fenomen, pasi së bashku arritëm të shtrojmë themelet e të punuarit nën një përgjigje të koordinuar. Zbatimi i suksesshëm i këtij projekti te mbeshtetur nga PNUD nuk do të ishtë bërë i mundur pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e secilit aktor, megjithatë të gjithë e ndjejmë që ende mbetet shumë për të bërë dhe në këtë bashkëpunim ka gjithmonë vend për përmirësim. E rruga drejt përmirësimit vjen vetëm përmes diskutimit të hapur dhe largpamës në tryeza të tilla, ku arritjet na nxisin për të shkuar më tej dhe vështirësitë na shtyjnë të mbledhim forcat për të gjetur mundësi të reja zgjidhjeje. Nder proiritetet e punes time kane qene dhe do te jene problemet sociale  dhe sidomos  te grave.  Konkretisht per grate te cilat jane krye familjare, u eshte mundesuar ndihma ekonomike, paketa e sherbimeve mjekesore falas prane Spitalit Amerikan Durres,planifikimi ne buxhetin e Bashkise per ofrimin e sherbimit ligjor,psikologjik dhe linjes telefonike aktualisht ne masen 70% ne dhe 30 % UNDP. Besoj se edhe per vitin 2012 keto sherbime do te konsolidohen dhe do te jene pjese e buxhetit te Bashkise. Personalisht, si Kryetar i Bashkisë Durrës, premtoj thellimin e  angazhimit të Bashkisë Durrës por edhe timin personal edhe për këtë mandat që mu besua, duke synuar zgjerimin e shërbimeve në drejtim të të mbijetuarve të dhunës në familje. Dëshiroj të përfitoj nga rasti për të shprehur edhe një herë mirënjohjen dhe falenderimin për të gjithë ju antarët e këtij reagimi të koordinuar. Më lejoni të përshëndes të gjitha bizneset, prezente në këtë takim si dhe ti falenderoj për gadishmërinë dhe dëshirën e mirë që patën për të qenë pjesë e panairit të organizuar nga Bashkia jonë dhe me mbështetjen e pa dikutueshme të PNUD, Zyres Rajonale të Punësimit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve tanë. Prania juaj në këtë panair për ne do të thotë shumë, është një shembull perfekt që cdo pengesë mund të kalohet nëse midis të gjithë subjekteve të cilët mund të japin një ndihmesë të tyre bashkëpunohet, e një ndër ndihmesat më të mëdha për shoqërine tonë është punesimi.” Më tej në një mozaik të ndërtuar përpara pallatit të kulturës ku dhjetëra pjesëza formonin një pllakat të madh kundër dhunës kryebashkiaku Dako ka firmosur edhe mesazhin e tij në këtë ditë kundër dhunës duke shkruar “Më pak dhunë, më shumë paqe”.