Është çelur në Galerinë e Arteve Pamore të Durrësit “Nikolet Vasia” ekspozita e fotografit britanik Martin Parr. Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite merrte pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë Fiona Mcllwham, personalitet të artit durrsak dhe qytetarë të shumtë. Kjo ekspozitë paraqet fotot e bëra nga fotografi britanik në Shqipërinë e vitit 1990 ku disa prej tyre ishin edhe nga qyteti i Durrësit. Të gjitha këto foto paraqesin realitetin trishtues të atij viti që do të shënonte fillimin e përmbysjes së një sistemi totalitar. Martin Parr erdhi në Shqipëri në vitin 1990 me udhëtimin e parë turistik në vend pas rënies së murit të Berlinit. Ky udhëtim, zyrtarisht ishte një turne ne zonat arkeologjike por ne fakt nga 14 pjesmarrës, 12 dolën që ishin gazetarë, me nje interes te vecante per te prekur nga afer vendin e fundit komunist te europes lindore. Ndermjet udhetimeve  ne zonat arkeologjike Parr pati mundesi  të shetiste lirisht herët në mëngjes, ose kur kishte pak kohe të lirë dhe fiksoi keto imazhe nga peizazhi i qyteteve dhe njerezve te Shqiperise ne ate kohe . Edhe pse jo shumë të largëta në kohë këto imazhe përshkruajnë një botë të ndryshme nga Shqipëria që njohim sot. Në këtë ceremony e ka marrë fjalën edhe kryetari I Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ndër të tjera theksoi: “Po shohim në këto fot pamje trishtuese të 20 viteve më parë dhe natyrisht ndjejmë dhimbje për atë realitet që kemi patur. Ndaj na del si detyrë ne si administrator të qytetit që të punojmë shumë në mënyrë që kur fëmijët tanë të shohin pas 20 vitesh fotot e Durrësit sot të mos trishtohen më por të kënaqen duke parë një Durrës modern dhe një qytet evropian.” Në këtë ceremony ka përshëndetur edhe ambasadorja britanike e cila vuri në dukje ndryshimet e mëdha që ka pësuar Durrësi dhe shprehu kënaqësinë që atë realitet të para 20 viteve nuk e gjen më në qytetin turistik bregdetar. Parr na mundëson të shohim ato gjëra që najanë dukur shumë të njohura, me një sy krejtësisht tjetër. Në këtë mënyrë ai krijon imazhin e tij të shoqërisë, imazh i cili na lejon të kombinojmë analizën e shenjave të dukshme të globalizmit me përvoja vizuale të pazakonta. Në fotot e tij Parr vë bri njëra tjetrës imazhet specifike me ato universale pa i zgjidhur kundërshtitë. arakteristikat individuale pranohen dhe devijimet nga normalja kërkohen e vlerësohen. Temat që Parr përzgjedh dhe trajtimi i paimitueshëm që ai i bën atyre, e veçon atë si një fotograf, puna e të cilit përfshin krijime serish tepër të gjëra. Pjesë e strategjisë së tij të pazakontë është të prezantojë dhe publikojë të njëjtat fotografi si në kontekstin e fotografisë artistike, si në ekspozita dhe libra arti, ashtu edhe në fushat e lidhura me reklamën dhe gazetarinë. Në këtë mënyrë ai kapërcen ndarjen tradicionale mes zhanreve të ndryshëm të fotografisë. Falë kësaj qasjeje integruese, ashtu si edhe falë stilit dhe zgjedhjes së temave, ai ka shërbyer për një kohë të gjatë si model për brezat më të rinj të fotografëve. Martin Parr zgjon ndjeshmërinë e pavetëdijes sonë – dhe pasi kemi parë fotografitë e tij, ne s’rreshtim së zbuluari imazhet e tij në jetën tonë të përditshme dhe s’rreshtim së njohuri veten tonë brenda tyre.