Është  çelur në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” të Durrësit ekspozita e piktorit të madh durrsak Sali Xhixha, ekspozitë kjo që është çelur në 80 vjetorin e lindjes së këtij piktori që prej shumë dekadash i është dedikuar artit. Në një ceremoni të veçantë me këtë rast merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, pesonalitete të tjerë të fushave të ndryshme, miq të piktorit si dhe  qytetarë të Durrësit. Kjo ekspozitë përmban 65 punime të piktorit Sali Xhixha kryesisht në vaj të realizuara në vite të ndryshme të krijimtarisë së tij. Mes shumë emocionesh piktori Sali Xhixha që ja ka kushtuar jetën e tij arteve të bukura u shpreh se nuk do të reshtë së punuari deri në fund për artin dhe aytetin e tij. Në këtë ceremoni të kësaj ekspozite të titulluar “Drita Ngjyrë dhe ngjyra dritë” Bashkia e Durrësit i ka dhuruar piktorit të njohur durrsak titullin “Mirënjohja e qytetit të Durrësit” për kontributin e dhënë në 60 vjet krijimtari, për vlerat dhe dimensionin e artit të tij përmes të cilit vazhdon të ta na transmetojë edhe sot mesazhe dashurie për njerëzit dhe qytetin. Pas dhënies së çmimit kryetari  Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka falenderuar piktorin e njohur për kontributin e paçmuar që ai ka dhën për artin dhe njëkohësisht për qytetin e Durrësit. Kryebashkiaku Dako u shpreh se artistë të këtij kalibri do të nderohen gjithmonë nga qytetarët e Durrësit për shkak të kontributit që japin ata për qytetin. Sali Xhixha ka 60 vjet krijimtari duke u bërë një nga piktorët më të njohur në rang kombëtar. Ai ka çelur ndër vite qindra ekspozita me piktura. Ekspozita e tij e parë daton në vitin 1947 dhe Sali Xhixha është nga pionerët e pikturës shqiptare të pasçlirimit të vendit. Ekspozita e tij e çelur në 80 vjetorin e lindjes përmban disa nga punimet më të mira të piktorit durrsak.