Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e vendosjes së emrit të piktorit të shquar durrsak Nikolet Vasia Galerisë së Artit Pamor të Durrësit. Në këtë ceremoni merrnin pjesë shumë personalitet të njohura të kulturës e artit, qytetarë të Durrësit etj. Kryebashkiaku Dako pasi ka zbuluar pllakën që mban emrin e piktorit të njohur që para pak vitesh është ndarë nga jeta u shpreh se Bashkia që ai drejton ka dhe do të vazhdojë të ketë një vëmendje, vlerësimde nderim të veçantë për figurat e shquara të artit durrsak që ngrenë lart emrin e qytetit të Durrësit. Ndër të tjera kryebashkiaku Dako ngriti lart edhe figurën e piktorit të njohur Nikolet Vasia emrin e të cilit do të mbajë tashmë Galeria e Arteve. Në këët ceremoni e ka marrë fjalën edhe piktorja e njohur Shpresa Beqiri njëkohësisht bashkëshorte e Nikolet Vasisë, e cila ka shprehur një falenderim të veçantë për kryebashkiakun Dako dhe Bashkinë e Durrësit që nderojnë figurat që i kanë dhënë vlera qytetit. Më pas të gjithë të pranishmit kanë vizituar ekspozitën Homazh me piktura të ndryshme të realizuara nga piktori i shquar Nikolet Vasia gjatë viteve të punës së tij. Nikolet Vasia lindi ne Durres me 05.08.1947. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” ne Tirane ne vitin 1965. Ndoqi studimet ne Akademine e Arteve , ku u diplomua per pikture me rezultate te larta ne vitin 1970. Nga viti 1970 - 1984 punoi si piktor dhe skicograf ne Muzeun Arkeologjik Durres. Gjate kesaj kohe realizon dokumentimin figurativ te objekteve muzeale si dhe germimeve arkeologjike ne qytetin e Durresit. Realizon korposin e terrakoteve si vizatime dokumentare me vlera te larta artistike ( me mijra cope ). Realizon me ngjyra me nje pergjegjesi profesionale dhe dokumentare te larte korpus vazorum , ku perfshihen me mijra vazo te periudhes antike , klasike dhe apale. Gjithashtu dokumenton me precizion dhe vlera artistike , qe nga monedhat e para te qytetit te Durresit deri ne ato te periudhes bizantine te zbuluara ne Amfiteatrin Antik. Merr pjese ne operacione te restaurimit te objekteve muzeale . Merr pjese ne operacione te resaturimit te objekteve muzeale. Ekzistojne nje numer jashtezakonisht i madh punimesh qe mbajne firmen e te mirenjohurit Nikolet Vasia , prane Muzeut Arkeologjik Durres. Eshte bere Sesion dokumentar per Terakotet e Muzeut te Durresit me vizatime te kryera nga mjeshtri Vasia nga arkeologe shqiptare dhe franceze ne Universitetin e Lionit . Pjesmarres ne Komisionin e Rregullimit te Ambientit ne qytetin e Durresit ( udhezoi dhe realizoi lyerjen e pallateve ne Rrugen Tregetare ) . Konsulent ne formulimin muzeal dhe artistik te Muzeut Arkeologjik qe ne projekt dhe Muzeut Etnografik te Durresit . Nga viti 1984 deri ne vitin 2011 viti i fundit i jetes se tij dhe viti qe doli ne pension ka punuar si pedagog ne shkollen e mesme Artistike Jan Kuzeli ne Durrres. Ne shkolle ishte simbol ku edukoi dhe ndikoi me talentin e tij tek shume nxenes.Punoi me nje disipline pedagogjike dhe nje kjartesi artistike per te nxjerre elemete te vlefshem per artin. Nxenesit e tij reflektonin dhe ishin pasqyre e pedagogut te tyre, ishin nxenesit me cilesore te shkolles . Vasia ka krijuar emblemen dhe flamurin per qytetin e Durresit, emblemen per shkollen Jan Kukuzeli, Naim Frasheri dhe Gjergj Kastrioti si dhe emblemen e Klubit Shumesportesh Teuta . Ai kishte jo vetem nje shpirt krijues por dhe human . Ka dhuruar rreth 3000 vepra ne persona dhe institucione . Nga veprat e tij me te rendesishme jane : Mozaiku Kushtrimi - Vitrazh ne muzeun Kombetar Gjergj Kastrioti ne Kruje; Mozaik me gure natyral Festa e Clirimit ne Mauzoleumin e Deshmoreve Durres; pikture murale Lojrat e Femijeve ; Pena Shqiptare ; Pranvera dhe Talentet e reja ne Durres; pikture murale ne Trani ne Itali, Mijera vepra ne pikture si Reth Flamurit te perbashkuar ; Posta Shqiptare 1912; Kuvendi i burrave; Kushtrimi ; Festivali i Gjirokastres; Shote Galica ; Varrimi i Azem Galices ; Idil Dashurie ; Pritja ; Dashuria Cikel ; Bariu ; Veshje Shkodrane ; Tek Arbereshet ; Homazh per Kosoven ; Seri Legjendash Shqiptare e shume te tjera. Nikoleti ishte nje prej atyre piktoreve te cilet krijuan vendin e tyre ne artin pamor shqiptar duke u bere nje nga piktoret me te njohur te brezit te tij fale talentit si dhe trashegimise familjare nga Idromeno i madh. Per tri mandate ka qene pjese e keshillit kulturor artistik te ngritur prane Bashkise se Durresit ku mendimet e tij jo vetem per artet figurative por edhe per artin ne teresi kane qene nder me te cmuarat. Sot artdashesit dhe qytetaret e Durresit krenohen qe per vite me rradhe kane patur mes tyre nje njeri me vlera te tilla si aid he venia e emrit te tij Galerise se Artit Pamor vec do tua shtoje me teper kete ndjenje.