Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në seminarin nderkombetar me teme “Multikulturalizmi si nje Burim per Zhvillimin Ekonomik Lokal “, i  organizuar  ne kuader te projektit SIMPLE , nga Bashkia Durres dhe Instituti per Kooperim dhe Zhvillim. Nepermjet Programit  te financimit te  Bashkimit Europian “ IPA  ADRIATIK  2007-2013”, Bashkia Durres po implementon Projektin  SIMPLE , si edhe 2 projekte te tjera. Çështjet kryesore të trajtuara në këtë takim ku i diskutua integrimi i minoritetteve ishin:

-Perjashtimi nga tregu i punes barriere serioze per identitetin ekonomik dhe social te grupeve minoritare,

-Multikulturalizmi si burim per zhvillimin ekonomik –lokal, perqasje dhe shkembim ekpseriencash

-Mbështetje e personave  nga grupet minoritare per akses te  barabarte ne tregun e punes

Në fjalën e tij në këtë seminar kryebashkiaku Dako u shpreh se Bashkia që ai drejton do të japë të gjithë mbështetjen për integrimin e grupeve minoritare për zhvillimin ekonomik lokal: “Projektet jane pare me prioritet dhe eshte mare angazhimi i duhur nga stafi,  sepse ne i shohim shumë të rëndësishme  programet e bashkefinacimit te cilat mundesojne zhvillimin dhe integrimin me praktikat europiane. Keto Projekte do ti japin qytetit te Durresit zhvillim ne fushen e Politikave Sociale ne fushen e Turizmit , dhe ne ngritjen e kapaciteteve dhe burimeve njerezore. Partneriteti me institucione dhe organizata te Rajonit  siguron shkembim informacioni ,shkembim eksperiencash dhe con drejt implementimit te  praktikave  te perbashketa. Projekti SIMPLE synon fuqizimin e grupeve vulnerabel dhe aksesin e barabarte ne tregun e punes. Ne kete kuader  Bashkia Durres do te realizoje produkte dhe   rezultate konkrete nga ky projekt: Bashkia do te hartoje nje guide udhezuese  e cila do te ofroje modele qeverisese dhe  rekomandime per vendimarresit dhe sherbim ofruesit, duke synuar ta  promovoje kete model ne cdo konteks social te vendeve te Adriatikut dhe te ndihmoje minoritetin dhe organizatat e sektorit te trete te luajne nje rol proaktiv me autoritetet publike. Bashkia Durres gjithashtu do te hape sportelin e Agjenise Multietnike te Zhvillimit Ekonomik e cila do te testoje sherbime pilot te informimit dhe asistences mbi punesimim, duke synuar te promovoje tek bizneset  nje perpektive te re te menaxhimit te kompanive duke perfshire persona me kultura dhe etni te ndryshme. Dëshiroj të theksoj se objektivat dhe rezultatet e ketij projekti jane shume shumë të rëndësishme jo vetem per qytetin e Durresit por per te gjithe vendet e Rajonit te Adriatiku. Ato do te sherbejne ne fuqizimin e grupeve vulnerabel , ne  ruajtjen e identitetit kulturor te cdo etnie, ne promovimin e barazise dhe jo diskriminimit si nje vlere thelbesore ne bashkejetesen paqesore brenda komunitetit. Deshiroj edhe njehere ta përshëndes këtë nisme, si edhe te siguroj mbeshtetjen dhe bashkëpunimin tone te vazhdueshem me të gjitha institucionet dhe  organizatat partnere ne  realizimin e qellimit te perbashket  ne  integrimin e  grupeve minoritare per zhvillimin ekonomik lokal.” Projekti SIMPLE eshte nje projekt inovativ , ndertues kapacitetesh i cili promovon multi kulturalizmin, respektin reciprok bazuar  në njohjen e vlerave , diversitetit dhe forcimin e identitetit të pakicave si faktorë te zhvillimit socio-ekonomik. SIMPLE prek  5 çështje kryesore te përjashtimit te minoriteve: Aksesin ne sherbime; Aksesin ne tregun e  punës; Aksesin  ne arsim, Aksesin ne informacion, Mbrojtjen sociale e grave dhe ceshtjet e barazise gjinore. Qëllimi i këtij projekti është të nxisë kohezionin social në vendet e Adriatikut, të forcojë diversitetin e vlerave kulturore si dhe të përmirësojë cilësinë e jetës dhe atraktivitetin e rajonit të Adriatikut. Fale perkushtimit te madh te kryetarit te Bashkise Vangjush Dako, strukturave Drejtuese dhe stafit te projektit eshte bere e mundur qe te gjitha akivitetet e projektit simple te ndiqen ne kohen e duhur dhe me standartet europiane.