Stampa

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në prezantimin e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës gjatë një conference për shtyp në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe  Drejtoresha e Festivalit, Anila Varfi, Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës Fulra Veneziani, Atasheu i Kulturës në Ambasadën Franceze Hurbert Le Frestier, Atasheu i Kulturës në Ambasadën Çeke Luc Beison, si dhe drejtori i Shkollës së Kinemasë dhe Multimedias “Marubi” Kujtim Çashku. Kryetari i Bashkisë së Durrësësit Vangjush Dako, në fjalën e tij u shpreh se festivali i filmit është aktiviteti më i madh kulturor në Durrës që tashmë është një traditë që do të respektohet cdo vit: “Këtë vit sjellim edicionin e pestë të Festivalit, të cilin e bëjmë me shumë mundime dhe sakrifica. Tashmë ky festival është ngjarja më e madhe kulturore në qytetin tonë që ne do ta zhvillojmë cdo vit, pasi është një traditë e qytetit që synon të rrisë Durrësin në nivele Europiane, e gjithashtu aspirojmë të shërbejë si një promovim i turizmit, por duam t’i shërbejë edhe qytetit dhe jetës kulturore të tij”. Drejtoresha e Festivalit, Anila Varfi, në fjalën e saj të çeljes u shpreh se: “Në këtë vit jubile do të ndalojmë në kinemanë franceze, më saktë në co-producionet që e kësaj kinemaje. Festa e filmit këtë vit nuk do të jetë vetëm në Durrës por edhe në katër qytete të tjera, ku do të udhëtojë kinemaja, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Pogradec. ky festival tashmë I ka kaluar përmasat e një aktiviteti lokal dhe këtë vit mirëpret regjisorin legjendar Milos FORMAN, aktorin e preferuar te KOSTURICES Lazar RIZTOVSI. Milos FORMAN do te nderohet me cimin e Gladiatorit te Arte per Karrieren. Ne kete edicion do te kemi nderin te nderojme me Cmimin e Karrieres figuren ikone te kinemase Nikolin XHOJA, ne mungese, dhe aktorja e mrekullueshme e skenes se teatrit dhe kinemas Vera URUMI me Cmimin e Karrieres per kontributin e saj ne kinema me figurat e spikatura ne role te shumte. Ndërkaq risi do të jetë pikërisht fakti se filmi fitues I studentëve, do te jete i ftuar ne programin e festivaleve “Netëork Festival”.  Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Fulra Veneziani: “Jam shumë e lumtur pasi vjet në këtë festival morëm çmimin e parë me filmin “Vincere”, e ndërkaq kinemaja është një prioritet i imi. Vjet pata një dilemë kur pashë se në Durrës bëhet një festival por nuk ka një kinema, kështu që prej këtij marsi ne kemi nisur në teatrin “Aleksandër Moisiu” çdo të mërkurë ditën italiane të filmit, ku publiku vjen falas për t’u takuar me kinemanë. Këtë vit kemi në konkurrim një komedi “Merre lehtë/Scialla” e vlerësuar me çmime në Londër, Gjermani dhe Francë. Gjithashtu Jashtë Programit do të shfaqet edhe filmi “Nessuno mi puo giudicare”, me protagonist Raul Bova, prej të cilit presim edhe një surprizë, që mund të jetë mbërritja e tij në prezantimin e filmit”. Atasheu i Kulturës në Ambasadën Franceze, Hurbert Le Frestier,  theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë festival. “Jemi shumë krenar që marrim pjesë në këtë festival me bashkëpunime franceze. Franca ka bashkëpunime me 36 vende dhe ky festival le të shërbejë për të pasur bashkëpunime të dyanshme. Ndërsa atasheu i Kulturës në Ambasadën Çeke, Luc Beison, u shpreh se përmes pjesëmarrjes në këtë festival, publiku shqiptar mund të njohë më shumë rreth historisë së Çekisë. Drejtori i Shkollës së Kinemasë dhe Multimedias “Marubi”njëkohësisht edhe regjisor i njohur Kujtim Çashku vuri theksin tek vëmendja që duhet të ketë media dhe public tek kinemaja. “Ne kemi nevojë për gjeste solidariteti, veçanërisht të artistëve të cilat në një farë mënyre e kanë humbur gravitetin në një shoqëri që sa vjen edhe më shumë peisazhi i saj mbyllet, vyshket në raport me fushat e tjera. Ky solidaritet vjen edhe për të intimiduar politikën, pasi jemi në një vend që konsumimi i energjive politike ka pushtuar totalisht mënyrën e të menduarit deri në një farë mase sa po humbasim shijen e artit”.

 

 

Programi i Festivalit

 

FESTIVALI I FILMIT
DURRËS, ed.5
26 - 30 gusht, 2012
 
Komunikatë për shtyp  22 Gusht.
 
                                     VITI YNË JUBILAR
Festivali I Filmit Durrës që zhvillohet nga 26 - 30 gusht, feston edicionin e pestë me të ftuar të rëndësishëm, filma premierë dhe një sërë evenimentesh speciale.
Mes të ftuarve përmendim: regjisorin legjendar Milos FORMAN, aktorin e prefereuar te KOSTURICES Lazar RIZTOVSI, producenti dhe regjisori Jan Harlan, Milos FORMAN do te nderohet me cimin e Gladiatorit te Arte per Karrieren. Ne kete edicion do te kemi nderin te nderojme me Cmimin e Karrieres figuren ikone te kinemase Nikolin XHOJA, ne mungese, dhe aktorja e mrekullueshme e skenes se teatrit dhe kinemas Vera URUMI me Cmimin e Karrieres per kontributin e saj ne kinema me figurat e spikatura ne role te shumte.  "Ky vijon te jete viti më i mirë i festivalit", thotë Anila Varfi, drejtoresha
artistike e IFS Durrës, " sepse do te vijojme te besojmë se kemi arritur
një nivel që e aspirojmë prej kohësh, të ftuarit e shquar, programet e filmave në konkurrim dhe jashtë konkurrimit, që  e bëjnë këtë edicion një festë të vërtetë kinematografike, por njëherazi pasqyron edhe nevojat e një festivali modern” Bukuria e Durrësit të vjetër qëndron në aftësinë për të asimiluar të rejat e kohës sonë  dhe besojmë se simbol i kësaj është shfaqja e filmave e ne ze te kinemase se europjane e ballkanike. Në çdo festival ka filma që është e pamundur t’u thuash jo, edhe nëse ata nuk hyjnë në kategoritë e paracaktuara. Në Durrës Film Festival, këto tituj nuk duhen humbur! Festivali do të hapet me filmin e suksesshëm bashkeprodhim  Francez, UK, Ceki  "Les Bien Aime" me skenar e regji te Christophe Honoré. Ikona  aktirmit francez Catherine DENEUVE, regjisori gjenial Milos FORMAN, dhe Chiara MASTROIANI, vajza e aktorit te mrekullueshem italian Marcelo Mastrojani.
Siparin e festivalit  do te kemi serish nderin qe te ngrihet nga aktori i kalibrit Timo FLLOKO. Ndërsa një tjetër event i mrekullueshëm që do t’i takojë nates se fundit te festivalit eshte dhe Shfaqja Speciale e filmit me metrazh te shkurter “Enderroj Ameriken/Dreaming American” me regji te Lee PERCY nje figure me cmime Emmy dhe nominime per Oskar. Nje histori shiptare e aktorit Praq RADO i cili i larguar heret nga Shqiperia ne vitet 90. Tani studion ne HBO studio per aktor perjetesehohet ne celuloid me regji te Lee Percy. Pas shfaqjes do te realizohet   lidhje direkte permes SKYPE me Los Angeles ku regjisori PERCY do te mireprese duartrokitjet dhe pyetjet nga publiku Shqiptar. Ceremonisë së Mbylljes së Festivalit do ti shtohet edhe nje surprize e mrekullueshme komunikim ne nje seance “Pyetje dhe Pergjigje” me regjisorin gjenial Milos FORMAN. Te gjithe ata qe e duan dhe njohin kinemane e tij jane te ftuar te bisedojme me Milos FORMAN. Durres Film Festival ne edicionin e peste do te  nderoje me Gladiatorin e Arte te Karrieres  regjisorin Milos FORMAN. Ceremonia e ndarjes se cmimeve do te pasohet nga shfaqja e Filmit Mbyllës te edicionit të 5te të Durrës Film Festival i cili eshte “ Reversal of Furtune” me regji te Barbet Schroeder. Ku i mrekullueshmi Jeremy IRONS rrembeu OSCAR me kete film. Ky vit ka  risinë e themelimit te nje tjeter strukture ne morine programore te festivalit. Nje “Netëork Festivalesh” nga kontinenti Amerikan  ne Europe.
 
Durrës Film Festival këtë vit vjen me:
Premiera Absolute Shqiptare  (7)
Premiera  Ballkanike  (6)
Premiere Absolute Europjane (3)
 
Durrës 2012
Ky vit kthen dy seksionet konkurruese kryesore, Vizione Bashkëkohore dhe Bota Ballkanike, ndërkohë që festivali i ka hapur derën baskeprodhimeve te kinemase Franceze që vijnë me shfaqje speciale si Të Ftuar Nderi të këtij Edicioni te 5-te.
Në bashkëpunim me Marubin, Akademinë e Arteve të Bukura dhe Akademitë e Kosovës e Maqedonisë,  Festivali do të  organizojë sërish seksionin konkurrues për Filmin e Shkurtër të Studentëve Shqiptarë; dhe për të 3-tin vit radhazi do të përqendrohemi në Programin e Dokumentarit Internacional  për problemet politike dhe sociale.
“Festivali i Filmit në Durrës serish  synon një audiencë të re", thotë Anila Varfi. "Jemi në këtë rrugë sepse shumë të rinj nga universitetet, shkollat e filmit në Shqipëri vijnë për të marrë pjesë dhe për t’u njohur nga afër me kinemanë shqiptare dhe botërore përmes Leksioneve të Kinemasë  dhe takimeve me aktorë dhe regjisorë të famshëm”.
 
GRANDE CINEMA në Amfiteatrin Romak
Amfiteatri Romak është një arenë e hapur, ndër më të vjetrat në Europë.  Gjatë festivalit, një ekran gjigant do të ngrihet mbi skenë, për një audiencë deri në  5000 shikues gjatë ditëve të festivalit.
                            SEKSIONET
KONKURRUESE
Dy seksionet ekskluzive, ai Europian dhe Ballkanik, vijnë me 6 filma secili. Përzgjedhja
është fryt i një kërkimi të gjatë dhe të duruar nga programatorët  Silvia Bizio, Aleksander Perovic me qëllimin kryesor prezantimin e kinemasë bashkëkohore novatore dhe sidomos ato filma që zakonisht nuk marrin vëmendjen dhe vizibilitetin që meritojnë.
 
 
                       VIZIONI BASHKËKOHOR
Juria ndërkombëtare e Vizioneve Bashkëkohore do të japë çmimin më të rëndësishëm të festivalit, “Gladiatorin e Artë” për Filmin më të Mirë, bashkë me çmimet e tjera për Regjisorin më të Mirë,  Aktorin më të Mirë, Aktoren më të Mirë.
 
Juria Internacionale në edicionin e 5t  të Festivalit të Filmit Durrës :
Mirush KABASHI, aktor (Shqiperi) - President i Jurisë
Burbuqe BERISHA, regjisore, Drejtore e Teatrit te Kosoves - Anëtare e jurisë
Laura BISPURI, regjsore (Itali) – Anëtare e jurisë
Filmat e  seksionit “Vizione Bashkëkohore” 2012
 
Të humbur/Reported missing by Jan Speckenbach,Germany, 2012, 86’
Premiere Ballkanike
 
Lidice
by Petr Nikolaev, Czech Republic, 2011, 126’
Premiere Ballkanike
 
 
Roza/Rose by Ëojtek Smarzoëski, Poland, 2011, 94’
Premiere Ballkanike
 
 
Ministri/The Minister by Pierre Schoeller, France, Belgium, 2011, 115’
Premire Kombetare
 
 
Merre lehtë/Scialla, Italy, 2011, 95’
Premiere Kombetare
 
Banda e Osit/The Gang Of Oss by Andre Van Duren, Netherland, 2011, 110’
 Premiere Ballkanike
 
 
 
                                            BOTA BALLKANIKE
Pavarësisht krenarisë për identitetin ballkanik, Durrësi gjithmonë e ka lënë derën hapur
për kinemanë ballkanike që shfaqet në seksionin Bote Ballkanike,juria FIPRESCI
do të  përbëhet nga 3 gazetarë të kritikës së filmit. Ndërsa një grup i përzgjedhur prej 10 kinemadashësish jo profesionistë nga zona e Durrësit, të cilët do të japin çmimin Filmi më i Mirë i Audiencës.
 
Juria FIPRESCI (Fondacioni Europjan per Kinemane)
Alison FRANK,Kritike,(Angli) - President i Jurisë FIPRESCI
Pierre Simon GUTMAN, Kritik, (Rumani) - Anëtar i Jurisë

Jelena Jindra, Kritike (Kroaci) – Anetar I Jurise
Ilda LUMANI, Gazetare,( Shqipëri) - Anëtare i Jurisë
 
Filmat e  Seksionit “Botë Ballkanike”  2012 janë:
Natën e mirë, zonjushë/Good night, Missy by Metod Pevec, Slovenia, Croatia, 2011, 97’ Premiere Kombetare
 
Luanë
të bardhë/Ëhite Lions by Lazar Riztovski, Serbia , Croatia, 2011, 91’
Premiere Kombetare Tungsten by Giorgos Georgopoulos, Greece, 2010, 98’

Premiere Kombetare
 
Kodi
i jetës/The Code of Life by Ekrem Kryeziu, Kosovo, 2012, 115’
 
Babai
fantazmë/The Phantom Father by Lucian Georgescu, Romania,2011,90’
Premiere Kombetare
 
Ataturk : Veda, TURKEY, 2010, 114'
Premiere Kombetare
 
 
                   FRANCA, E FTUAR NDERI
Festivali vazhdimisht promovon kinematografinë e vendeve të ndryshme dhe që nga viti
2009, ne kemi sjellë kinemanë  italiane, franceze,turke,USA - “Kinemaja Coppola” dhe kete vit ne fokus prodhimet e bashkeprodhimet e kinemase franceze me kinemane Europjane.
 
 
Në këtë seksion do të kete në program;  ”Beloved” by Christophe Honoré, 2012, 145’
 
 “Snoë Ëhite” by Angelin Preljocaj
 
 “The Minister” by Pierre Sorelle.
 
 
 
                            DOKUMENTARI INTERNACIONAL
Në këtë  seksion do të ndalojmë  në problemet  politike e sociale në mbarë globin.Titujt e përzgjedhur në këtë seksion janë të mirë menduar.
 
Filmat ne seksionin e Dokumentarit Internacional
The suffering grasses by Iara Lee, Turkey, Syria, 2012, 52'
 
Cultures
of resistance by Iara Lee, USA, 2011, 73'
 
Kapitalizmi:
formula jonë e përmirësuar/Kapitalism: our improved formula by Alexandru Solomon, Romania, France, Belgium, 2010, 77'
 
Kolevica
by Besian Kozma, Albania, 2011, 24’
 
 
 
 
                                               KAMPUSI DURRËS
Kampusi DURRËS organizuar nga Elkiana Gjipali, në  vitin e parë të aktivitetit  me pjesmarrjen e   studentëve të filmit dhe komunikimit.Ata do të vijnë në Durrës për të marrë pjesë në takime me talente premtuese të kinematografisë shqiptare dhe me personalitete të famshëm që do të flasin për përvojat e tyre në seanca në formë bashkëbisedimi.
 
FILMI I SHKURTËR  I STUDENTËVE  SHQIPTARË
Për të dytin vit radhazi, festivali organizon seksionin e rëndësishëm konkurrues për filmin e shkurtër të studenteve shqiptare për regjisorë. Në bashkëpunim me Median Partnerin Televiziv TVSH filmi fitues do të shfaqet në ekranin e këtij televizioni, duke përfituar kështu vizibilitet kombëtar.Filmi fitues do te jete i ftuar ne programin e festivaleve “Netëork Festival”

 
Juria e Filmit të  Shkurtër te Studentëve Shqiptar:
Kristaq Mitro,Regjisor,Shqipëri
Zamir Kokonozi,Drejtor Fotografie,Shqipëri
FILMAT E SHKURTER TE STUDENTEVE DO TE SHFAQEN NE
KINEMANE E RINISE, (DURRES)
 
Filmat e shkurtër te studenteve finalistë
janë:
 
Baba/Father by Gledis Bica, Albania, 2011, 19’
 
Veç
Kuq/Only Red by Durim Kryeziu, Kosovo, 2011, 21’

Tri zogj të vegjël / Three little birds by Albana Kozeli, Albania, 2012, 12'
Akropoli/Acropolis by Blerdi
Malushi, Kosovo, 2011, 13’
Rubikoni/Rubicon by Arbresha
Rubovci, Kosovo, 2012, 12'
Një tregim i shkurtër/A short story by Ibro Hasanovic, France, Albania, Bosnia, 2011, 10'
Rastësisht e enjte/Ordinary Thursday by Jela H. Rodoni,Albania, 2012, 14’

24 ore leje /24 hours of permission by Majlind Angjeli, Albania, 2012, 9’
Klientët e Tixhes/Tixhe’s clients by Silvio Spahiu, Albania, 2012, 13’
Shansi i fundit/Last chance by Emiljo Leka, Germany, Albania, 2012, 17’
 
 
 
                                        SEKSIONI JASHTE KONKURIMIT
Dreaming American by Lee Percy, USA, 25’
Europian Premiere
 

“Nessuno mi puo giudicare” nga Massimiliano Bruno, me protagonist Raul Bova 
 
Durrës Film Festival do të jetë    prezent me programin e tij edhe në Tiranënë Kinemanëe Arkivit  Shqiptar tëFilmit ne Sarande,Pogradec,Vlore.
 
                                   ÇMIMI I ARGJENDTË I DURRËSIT
Aktorja e  shquar Claudia Cardinale e cila  do të jetë e pranishme  në Festivalin e Filmit Durrës do të marrë Çmimin e Argjendtë të Durrësit në një ceremoni speciale ne Teatrin “Aleksandër Moisiu” Festivali ka privilegjin të nderojë një nga personalitetet më krijuese
në fushën e Aktrimit. Motivimi për çmimin që do t’i dorëzohet nga kryetari I Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, është si vijon: “Çmimi i Argjendtë i jepet Claudia Cardinales, figurës  ikonë të aktrimit Italian”
 
 
 
Çmimi i KARRIERËS
Në fund, Çmimet e Karrierës për këtë vit  do t’i jepet MILOS FORMAN si novatori më i madh i kinematografisë moderne.
 
Çmimi i KARRIERËS
Nikolin XHOJA Çmimi i Karrierës për Nikolin Xhojen  do të dorëzohet në mungesë.
 
Retrospektivë Homazh-  Nikolin XHOJA  “Kapedani” me regji te Muharrem Fejzo dhe Fehmi Hoshafi Ku personazhi i Xha Beqos eshte realizuar  me mjeshtri nga Nikolin Xhoja Shfaqja e këtij filmi do të prezantohet nga regjisori .