Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka dhënë mesazhin e tij kundër racizmit në 21 mars, Ditën Ndërkombëtare kundër racizmit. Në 48 vende evropiane më shumë se 100.000 njerëz manifestojnë së bashku për të vlerësuar diversitetin dhe luftuar racizmin. Në kuadër të kësaj dite dhe Javës Mbarë - Europiane të Aktivizimit Kundër Racizmit 2013 kryebashkiaku Dako deklaroi: “ Ne vazhden e aktiviteteve te ndryshme te cilat zhvillohen gjate javes kunder diskriminimit edhe Bashkia e Durresit nuk mund te mos ishte pjese e ketyre aktiviteteve sensibilizuese, nje menyre kjo me te cilen tregojme se diskriminimi eshte nje ceshtje sa delikate aq edhe e rendesishme per tu pasur ne qender te vemendjes edhe si nje prioritet te punes tone, pasi jo thjesht parimisht por edhe realisht nuk duhet te jemi e per me teper te ndjehemi te diskriminuar. Bashkia Durres ka qene promotore ne ceshtjet e Barazise Gjinore dhe Dhunes ne Familje qe prej vitit 2008 . Nje pike shume te rendesishme do te theksoja se eshte edhe nenshkrimi i marreveshjes kunder Diskriminimit ne vitin 2012 me institucionin e Komisionerit Kunder Diskriminimit. Nese do te kalonim ne planin real se cfare realisht eshte bere do te me duhej te permendja te gjitha aktivitete sensibilizuese e ndergjegjesuese te realizuara me target grupe te ndryshme, me iniciativa konkrete te ndermarra nga Bashkia Durres me mbeshtetjen e donatoreve dhe te shoqerise civile, kjo e fundit meriton edhe nje falenderim te vecante per punen e saj. Une e di se kur je ne mes te nje levizje madheshtore ndryshimi te duket sikur ajo eshte e akullt por nje vleresim te drejte nga kendveshtrimi im eshte se eshte e jashtezakoshme ajo qe ka nddhur ne Shqiperi per nje periudhe 25 vjecare. Ne vitin 1990 ne mendonim se lirite dhe te drejtat e njeriut kishin te benin me lirine e levizjes dhe lirine e fjales, me vone kuptuam se te drejtat e njeriut jane te drejtat e grave dhe te drejtat e grave jane te drejtat e njeriut. Por ne kohen e sotme do ju them se te drejtat e njeriut jane te drejtat e komunitet LGBT. Pra mund te themi se puna jone tashme eshte e ngritur edhe ne do te na duhet te punojme per te, qe te gjithe grupet e shoqerise perfshi dhe grupet vulnerabel te behen pjese integrale e shoqerise Durrsake dhe gjithe shoqerise ne teresi. Duhet te bejme ate qe mundemi per te krijuar ate hapesire te sigurt por edhe personalisht per tu kujdesur per ata qe kane nevoje per ndihme, vecanerisht te rinjte dhe adoleshentet te cilet ende sot kalojne nje kohe te veshtire e ndonjehere vendosin ti japin fund jetes se tyre ne vend qe ta jetojne ate. Une kerkoj qe ne te mendojme per menyra sesi mund te gjendemi prane per te gjitha ata qe kane nevoje per mbrojtje te vetes dhe te drejtave te tyre. Beteja per barazi nuk eshte asnjehere e perfunduar dhe shume rralle eshte e lehte, por betejat me te forta jane ato qe kane impaktin me te madh. Shpresoj se secili prej nesh do te beje maksimumin per ndertimin e nje te ardhme ku cdo individ te mund te jetoje me dinjitet, i lire nga dhuna , i lire per te qene vetvetja, i lire te jetoje sa do zoti kudo qe ata jetojne dhe kushdo qe jane ata.”