Është përkujtuar në Durrës 74 vjetori i rezistencës ndaj pushtimit Italian. Në ceremoni merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, veteranë, përfaqësues të forcave politike, përfaqësues të besimeve fetare dhe shumë qytetarë durrsakë kanë bërë homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut, ku kanë vendosur edhe kurora me lule. Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili hapi ceremoninë përkujtimore theksoi se liria u arrit me gjak e sakrifica që na rreshtuan në atë kohë në aleancën antifashiste e që e kujtojmë me respekt të thellë sot pas 74 vjetësh: “Jemi mbledhur ketu per te përkujtuar sot, ashtu si çdo vit, 7 Prillin, nje nder datat me historike per gjithe Shqiperine dhe ne menyre te vecante per qytetin tone. Si sot 74 vjet më parë, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Patriotët shqiptarë luftuan si mundën, sa mundën dhe ku mundën për liri dhe dinjitet. Ishim të varfër, por Shqipëria ishte një vend i pasur me gra e burra idealistë dhe ata ishin krismat e para antifashiste në Evropë, ndërkohë që e gjitha bota rrezikohej nga çizmja e fashizmit. Nder dhe mirënjohje për ta! 7 Prilli shenon edhe aktin me madhor e patriotik ne emer te lirise, te asaj lirie qe u arrit me gjak e sakrifica nga ata bij e bija qe, duke bere detyren ndaj atdheut, ngriten lart dinjitetin kombetar, ruajten pavaresine e tij dhe e rreshtuan Shqiperine perkrah aleances antifashiste.Ne si qytetare te Durresit ndjehemi krenare sepse qyteti yne u kthye ne nje front te bashkuar duke u shnderruar na kete menyre ne nje simbol te qendreses kombetare ndaj pushtimit fashist dhe Lufta Antifashiste, si nje nder faqet me te ndritura te historise së popullit tone, zë fill pikerisht ketu, ne kete shesh, ku ne sot, 74 vjet me pas, vijme te perkujtojme ata qe nuk kursyen as jeten e tyre per lirine e atdheut. Ne monumentin e Heroit te Popullit Mujo Ulqinaku jane gdhendur emrat e atyre te reneve qe me gjakun e tyre u bene luftetaret dhe deshmoret e pare te Rezistences Antifashiste ne Europe.Ka data ne histori para te cilave ndergjegjja kombetare ka frike te shfaqet. Nje date e tille eshte dhe 7 prilli, kur shqiptaret, te coroditur sic i zuri rreziku, donin te benin rezistencen e pare. Kjo eshte, megjithate, nje date qe jo nje rezistence e organizuar, por nje veteveprim popullor, pa komandante e uniforma, e ka bere te mos jete e frikshme per vetedijen tone politike. Ne momente te veshtira shqiptaret nuk kane pasur nevoje per komandante te medhenj e per ndermjetes te huaj te gjejne cfare i bashkon, te perballojne sfidat e historise dhe te dalin faqebardhe para saj. Në kete këndveshtrim, ne do t'a shikojmë dhe kujtojme perhere me krenari 7 Prillin si diten e pare te Rezistences Antifashiste ne Shqiperi dhe sot ne nderojme dhe te gjithe ata qe, pavaresisht rreshtimeve politike te kohes, casti historik i gjeti me arme ne dore, perkrah njeri-tjetrit, ne mbrojtje te vendit. I përjetshëm qofte kujtimi i tyre!” Mujo Ulqinaku dhe të gjithë patriotët e tjerë nga Durrësi por edhe nga qytete të tjera ishin të parët që e pritën me pushkë pushtuesin italian dhe në këtë luftë ra hero Ulqinaku por edhe dëshmorë të tjerë. Në rezistencën kundër nazifashistëve u bashkuan në mënyrë masive banorët durrsakë dhe patriotë të ardhur nga çdo anë e vendit. Në këtë ceremoni u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit.