Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka përurar një kuartall të sapo rikonstruktuar në lagjen 6 të Durrësit. Fillimisht ai është takuar dhe ka bashkëbiseduar me banorët e zonës të cilët i kanë shprehur atij kënaqësinë që tashmë kanë një hapësirë të asfaltuar përpara pallteve dhe banesave të tyre gjë që i ka lehëtsuar mjaft banorët e zonës. Kjo hapësirë midis pallateve në lagjen 6 të Durrësit pranë rrugës A.Goga është rikonstruktuar dhe asfaltuar me fondet e Bashksië së Durrësit dhe ishte një premtim që i është bërë banorëve të zonës nga kryebashkiaku Dako dhe që u konkretizua me rokonstruksionin dhe asfaltimin e këtij kuartalli. Edhe pse Bashkia e Durrësit përjeton një situatë mjaft të vështirë përsa i përket mungesës së dhënies së fondeve nga ana e qeverisë si dhe me bllokimin e këshilltarëve të djathtë në këshillin bashkiak ka vijuar punën në të mirë të qytetarëve duke kryer edhe këtë asfaltim kuartalli në lagjen 6 të Durrësit.