Bashkia e Durrësit dhe Shtëpia Botuese "Toena" kanë sjellë në pallatin e kulturës të Durrësit një aktivitet të veçantë kulturor siç ishte prezantimi i librit"Heshtja e Dyfishtë" i gazetarit Karlo Bolino. Pas Tiranës ka qenë Durrësi stacioni i dytë i prezantimit të librit që hedh dritë mbi një ngjarjë të pazakontë sic ishte ajo e përfshirjes së vendit tonë në një operacion të madh ushtarak për shkatërrimin e lëndëve kimike të Sirisë. Në panel morën pjesë vec autorit të librit edhe analistët Shpëtim Nazarko dhe Ilir Kulla si dhe moderatori i veprimtarisë Bashkim Hoxha. Fillimisht pjesëmarrësit i përshëndeti kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i cili tha se është nder për Durrësin që promovon librin e gazetarit Karlo Bolino. Durrësi gjithmonë ka qenë një qytet që ka ditur ti presë miqtë e tij deklaroi kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako që shtoi gjithashtu se Durrësi do të vazhdojë gjithmonë të organizojë evente të rëndësishme kulturore. Për "Heshtjen e Dyfishtë"ishte zgjedhur salla e madhe e pallatit të kulturës e cila u mbush e gjitha. Banorë të Durrësit, shkrimtarë, artistë, intelektualë, biznesmenë si dhe pushtetarë vendorë ishin ata që mbushën sallën dhe morën pjesë aktive në prezantimin e librit. Autori i librit Karlo Bolino rrëfeu të pathënat e lëndëve kimike që ishte menduar të shkatërroheshin në vendin tonë. Ai theksoi ndër të tjera se në libër ka sjellë vetëm faktë dukë ja lënë në dorë lexuesëve komentet e kësaj ngjarje."Mendoj se kam punuar me ndershmëri"shtoi Bolino. Ndërsa analistët Nazarko dhe Kulla ishin të një mendimi përsa i përket profesionalizmit me të cilin është shkruar libri si dhe me mënyrën e rreshtimit të fakteve sipas kronologjisë por ata ndaheshin në lidhje pranimin e lëndëve kimike në vendin tonë. Nazarko ishte i mendimit se këto lëndë nuk duhet të vinin në vendin tonë pasi ne nuk jemi në gjendje të ruajmë e të administrojmë pyjet dhe lumenjë dhe jo më lëndë kimike më rrezikshmëri të lartë për popullatën.Ndërsa Kulla ishte për një"Po"ndaj propozimit të SHBA pasi vendi do të përfitonte shumë në aspektin gjeopolitik si dhe në atë ekonomik. Në debate u përfshinë edhe pjesmarrësit në sallë të cilët ndanë mendime të ndryshme lidhur me këtë cështje e cila edhe pse kanë kaluar disa muaj vazhdon të shkaktojë debate të shumta.