Ambasadori i republikës turke në vendin ronë Hidayet Bayraktar ka vlerësuar investimin e Durrës Container Terminal në portin e Durrësit. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ambasadori turk është njohur me kapacitetet përpunuese të kësaj kompanie si dhe planet e saj për zgjerimin e aktivitetit. Ai ëhstë shprehur se në kuadër të vizitës së tij tek të gjitha investimet turke në shqipëri, po sheh një rritje të këtyre investimeve, të cilat kanë shënuar një sukses të dukshëm edhe pas takimit të dy kryeministrave Rama dhe Erdogan. kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se e ka njohur ambasadorin me historinë dhe trashëgiminë e qytetit, ndërsa ka shtuar se puna e kompanisë së përpunimit të kontejnerëve ëhstë trefishuar brenda një kohe të shkurtër. Dako shtoi se ka një kërkesë të kompanisë Kurum për të zgjeruar aktivitetin e saj. Pas vizitës në port ambasadori turk ka zhvilluar një vizitë në bashkinë e Durrësit.