Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me shoqatën e Grave me Probleme Sociale, në kuadër të projektit “ Të rinjtë e disavantazhuar të zonave periferike, kandidatë tërheqës në tregun e punës” të financuar nga Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe Swiss Contact organizuan një seminar me temë: “Tipologjia në tregun lokal të punës , promovimi i shprehive profesionale e personale të të rinjve përfitues të projektit”. Në këtë seminar ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ka përshëndetur të pranishmit dhe ka theksuar në fjalën e tij se Bashkia e Durrësit e ka në prioritetin e saj nxitjen dhe krijimin e mundësive të punësimit për qytetarët dhe sidomos për të rejat dhe të rinjtë si dhe aftësimin priofesional të tyre. Në këtë seminar janë mbledhur së bashku të gjithë aktorët lokalë të përfshirë në zbatimin e politikave lokale për nxitjen e punësimit të të rinjve në Qarkun e Durrësit. Në këtë seminar u diskutuan alternativat, problematikat e punësimit të të rinjve në këndvështrimin e të rinjve përfitues, institucioneve zbatuese të politikave të punësimit, aktorë të tjërë privatë si biznese dhe agjesi punësimi private dhe shoqëri civile. Gjithashtu seminari shërbeu për prezantimin e arritjeve të deritanishme të aktiviteteve të projektit të mësipërm si dhe rezultateve dhe aftësive të përvetësuara nga të rinjtë përfitues nga ky projekt si dhe Cikli i Këshillimit të financuar nga Swiss Contact dhe AMSHC. Në këtë aktivitet të rinjtë përfitues patën mundësinë të shpalosin aftësitë e tyre të përvetësuara gjatë ciklit të këshillimit si dhe u përballën me bizneset prezente, agjensitë private të punësimit si dhe përfaqësuesit e zyrës së Punësimit. Në këtë aktivitet kryebashkiaku Vangjush Dako ka shpërndarë edhe çertifikatat e posaçme për të rinjtë që kanë kryer me sukses kurse profesionale kualifikimi në kuadër të këtij projekti.