Këtë vit, në 20 vjetorin e Vitit Ndërkombëtar të Familjes dhe me rastin e ditës botërore të familjes, qindra familje marshuan nga bulevardi kryesor i qytetit të Durrësit drejt sheshit Taulantia, së bashku për të promovuar vlerat e familjes, rëndësinë sociale dhe rolin kyç që familja luan në zhvillimin e personit dhe shoqërisë. Në këtë aktivitet merrnin kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, drejtues të të gjitha

komuniteteve fetare si dhe qindra qytetarë të Durrësit. Ky aktivitet që kishte mbështetjen e Bashkisë së Durrësit është organizuar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Qarku Durrës në partneritet me komunitetet fetare: Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Vëllazëria Ungjillore Shqiptare, Komuniteti Musliman, shoqërinë civile të qytetit të Durrësit: Ëorld Vision, Qendrën për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, Qendrën e Zhvillimit të Shoqërise Civile, Olaf Palme, International Center, Universitetin Aleksandër Moisiu etj. Duke e konsideruar familjen si një mikrokozmos të komunitetit global dhe për shkak se paqja e qëndrueshme është e bazuar në familje, si bërthama e shoqërisë dhe shkolla e dashurisë, ky aktivitetet lançoi virtytet më të larta të saj. Në fjalën e tij përshëndetëse kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako theksoi se familja e shëndoshë është gjeneratori kryesor i një shoqërie të shëndoshë, i një të ardhmeje të sigurt, si dhe njëri prej faktorëve kryesorë i ecurisë normale të shtetit dhe se duhet bërë nga të gjithë mbrojtja dhe promovimi i familjes dhe vlerat e familjes, nxitja e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin. Në këtë aktivitet ka përshëndetur të pranishmit edhe ministri Erjon Veliaj. Kombi shqiptar që në gjenezë të tij ruan gjurmë të familjes së shëndoshë aq sa heroi ynë kombëtar Skëndërbeu, krijoi traditën e mbjelljes së pemës së ullirit për të personifikuar jetëgjatësinë dhe fortësinë e familjes. Në vazhdimësi të kësaj tradite është mbjellë në Sheshin Taulantia nga kryebashkiaku Dako, ministri Veliaj, drejtuesit e komuniteteve fetare dhe të pranishmit e tjerë jë pemë ulliri e cila është quajtur “Pema e Familjes”, për të vazhduar të promovojmë edhe ndër brezat më pas, familjen si një vlerë të rëndësishme të popullit shqiptar.