Bashkia e Durrësit dhe Instituti i Kërkimeve Urbane kanë zhvilluar një aksion pastrimi dhe riciklimi në bregdetin e Durrësit në kuadrin e "Praktikave më të mira të Riciklimit Përmes Vullnetarizimit". Në kuadër të këtij projekti kanë zhvilluar një vizitë dy ditore në Durrës zyrtarë dhe pecialistë të Bashkisë së Molas në Bari të cilët së bashku me zyrtarë të Bashkisë Durrësit

si dhe nxënës të shkollave kanë zhvilluar këtë aksion pastrimi. Në këtë aksion ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili u shpreh se ky projekt ka si synim sensibilizimin e qytetarëve për mbajtjen sa më të pastër të ambientit e sidmos tanmi që jemi në sezon turistik mbajtjen sa më të pastër të bregdetit. Në kuadër të këtij aktiviteti është zhvilluar edhe një seminar në Bashkinë e Durrësit ku komuna e Mola- s, rajoni Bari, ka njohur pjesëmarrësit me eksperincat pozitive të menaxhimit të integruar të mbetjeve, nëpërmjet 23 ekspertëve që ishin në përbërje të këtij delegacioni të cilët kanë ndarë përvojën dhe ekspertizën e tyre në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit. Objektivi specifik i projektit është rritja e njohurive dhe angazhimi i qytetarëve në rajonin e Durrësit për pastrimin e qytetit si edhe vlerat shtesë lidhur me përfitimet e riciklimit për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Në aksionin e pastrimit në bregdetin e Durrësit kanë përshëndetur edhe drejtori i turizmit në komunën e Molas Nicola Pellegrini dhe drejtori i mjedisit Michele Palazzo të cilët kanë theksuar se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për një ambient sa më të pastër në të dyja anët e Adriatikut. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe drejtori i programit të zhvillimit në Institutin e Kërkimeve Urbane Edlir Vokopola. Në këtë aksion pastrimi morën pjesë 23 zyrtarë dhe specialistë të komunës së Molas në Bari, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, ndërmarrja komunale e Bashkisë, nxënës të shkollave si dhe qytetarë të Durrësit që ju bashkuan kësaj nisme.

Kliko këtu për formularin e informacionit të përgjithshëm mbi projektin