Bashkia e Durrësit në bashkëpunim më shoqatat “Miqtë e Thomsonit” dhe “Foleja Kombëtare Shqiptare” ka organizuar një ceremoni të veçantë në përkujtim të 100 vjetorit të rënies së kolonelit Thomson dhe patriotëve të tjerë shqiptarë. Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryeministri i vendit Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, ambasadori hollandez në Shqipëri Martin De La Beij, kryetari i këshillit të qarkut Alfred Mullaraj, prefekti Roland Xhelilaj, deputetë të PS, personalitete dhe qytetarë të Durrësit.
Kjo ceremoni është zhvilluar në sheshin ku ndodhet busti i kolonelit Thomson dhe ku Bashkia e Durrësit ka vendosur edhe obeliskun përkatës me mbishkrimin përkujtimor për kolonelin hollandez. Në këtë ceremoni ambasadori hollandez Martin De La Beij ka shprehur vlerësimet për nderimin që i bëhet kolonelit hollandez në Shqipëri dhe ka ngritur lart vlerat që e kanë karakterizuar kolonelin Thomson i cili ra në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe e ka quajtur kolonelin Thomson një simbol të marrëdhënieve shqiptaro-holandeze.
Nga ana e saj ministrja Kumbaro ka theksuar se sot nuk ka dilema dhe ëndrra evropiane është Europa reale që i bashkon të gjithë shqiptarët sepse ne të gjithë jemi evropianë dhe për këtë jemi këtu për të nderuar një martir evropian që Fan Noli 100 vjet më parë e quajti “Kalorës i huaj që vdiqe për ne”, dhe sot ai nuk është më i huaj por është si ne. Më pas në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako deklaroi se Bashkia e Durrësit e ndien për detyrë t’i kushtojë kujtimit të kolonelit Tomson gjithë nderimet që i takojnë një therori për të mirën e Shqipërisë pasi ne e konsiderojmë kolonelin Tomson si një martir të pavarësisë shqiptare dhe ia kushtojmë të gjitha nderimet që meritojnë martirët: “Nje shekull me pare, ne nje kohe te turbullit, ne vorbullat e nje lufte absurde qe kishte perfshire vendet e Ballkanit, ne prag te nje lufte boterore qe do te shperthente shume shpejt, humbi jeten ne fushen e betejes, ne rrethana ende te pasqaruar krejt nga historia koloneli Tomson, qe kishte ardhur ne Shqiperi ne mbeshtetje te veprimtarise shtetformuese te Princ Vidit. Koloneli Tomson punoi per kete detyre, per ngritjen e nje force te sigurise se brendshme te principates se re shqiptare, prej dites se pare deri kur plumbat i moren jeten ne menyre te pabese. Bota shqiptare u trondit. Njerezit me te shquar te kohes ngriten zerin kunder atij reaksioni qe nxitej prej ndjenjash otomaniste kur kishte ardhur koha per te keputur lidhjet me perandorine e semure te Bosforit. Fan Noli, larg vendit ku ishte, shkroi menjehere poezine “Tomsoni dhe kuçedra”, qe i dha ngjarjes nje permase nderkombetare. Faik Konica do te shkruante me vone novelen “Doktor Gjilpera”, me te cilen do te parodizonte mefshtesine e hetimit te kesaj ngjarjeje tronditese. Koste Paftali, kryetar i bashkise se qytetit ne vitin 1923, u be nismetar i te parit nderim kushtuar kolonelit Tomson, nje memorial qe ka ekzistuar per nje kohe edhe ne periudhen totalitare. Vrasja e kolonelit Tomson ishte kunder moralit te shenjte te popullit shqiptar, kunder moralit te mbrojtjes se mikut, ne cfaredo situate.
Bashkia e Durresit e ndien per detyre t’i kushtoje kujtimit te kolonelit Tomson gjithe nderimet qe i takojne nje therori per te miren e Shqiperise. Ata qe ngriten doren kunder tij ngriten doren kunder fatit te pambrojtur te vete Shqiperise, kunder lirise se saj, kunder ardhmerise se saj si nje shtet i pavarur. Historia u ka ndare nderimin te pareve dhe turpin te dyteve. Nderimin per kolonelin Tomson ne e bashkojme ne nje varg veprimtarish qe jane planifikuar ne 100-vjetorin e principates shqiptare, e cila per nje gjysme shekulli e me vone, mbeti ne erresi. Kjo principate shqiptare vertet kishte karakterin e nje protektorati, por ndaj kujt e mbronte ky protektorat Shqiperine? Jo ndaj Europes, sigurisht, sepse qeveria ksenokratike e Princ Vidit ishte e mandatuar prej Fuqive te Medha europiane, por nga rrezikut te fqinjve dhe nga rreziku i rikthimit te lakmive otomaniste, qe nxiteshin prej nje mbrapshtie nostalgjike vendese per kohen e sulltaneve. Ndaj ketij protektorati vepronte nje reaksion i brendshem filo-otomanist, qe nuk do te ndalte doren dhe ndaj veprimesh qe mund ta armiqesonin Shqiperine me Europen, sic qe rasti i atentatit ndaj kolonelit Tomson. Nese Shqiperia nuk do te kishte pasur statusin e nje principate europiane, per te cilen punuan njerez si Tomsoni, fati i saj ne fund te Luftes se Pare Boterore do te kishte qene me i nderlikuar. Durresi do ta kujtoje emrin dhe punen e kolonelit Tomson sot e per dekada e shekuj, sepse me to eshte e lidhur rruga jone drejt pavaresise. Ne e konsiderojme kolonelin Tomson si nje martir te pavaresise shqiptare dhe ia kushtojme te gjitha nderimet qe meritojne martiret.” Më pas kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ministrja Mirela Kumbaro ambasadori hollandez De La Beij dhe gjithë të ftuarit e tjerë vendosën kurora me lule dhe kryen homazhe në bustin e kolonelit Thomson si dhe vizituan një ekspozitë me fotografi dhe materiale historike që përshkruajnë aktivitetin patriotik në dobi të Shqipërisë të kolonelit Thomson. Lodewijk Thomson lindi më 11 qershor 1869, në Voorschoten pranë Hagës, në një familje ushtarakësh. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa më pas u shpërngul në Rotterdam, ku përfundoi shkollën reale. Pas mbarimit të programit trevjeçar të shkollës pasuniversitare, ai u regjistrua në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Breda më 1884, ku në vitin 1892 u gradua toger dhe fitoi titullin “Kryqi i Nderit”.
Pas një sërë misionesh në ushtri në vende të ndryshme të botës, si dhe vlerësimit me një numër dekoratash për trimëri si “Urdhri i Luanit të Holandës”, “Kalorësi i Urdhrit me Shpatën e Suedisë”, etj. Në vitin 1913 qeveria hollandeze mori një kërkesë nga Fuqitë e Mëdha për të dërguar në Shqipëri oficerë, të cilët do të ndihmonin në organizimin e Xhandarmërisë së shtetit të ri shqiptar. Thomson ishte përzgjedhur nga Mbretëria e Holandës për këtë mision 3- vjeçar dhe së bashku me një tjetër oficer të lartë dhe 17 ushtarë holandezë mbërritën në Shqipëri, më 10 nëntor 2013 dhe koloneli Thomson filloi menjëher organizimin e xhandarmërisë shqiptare. Në maj 1914 në Shqipëri rebelët nisë kryengritjen dhe duhej një plan për izolimin që u hartua nga kolonel Thomson, i cili u emërua dhe komandant i rezistencës. Me këtë plan do shtypej kryengritja, por në betejën që u zhvillua më 15 qershor 1914, Thomson i cili udhëhoqi personalisht sulmin kundër kryengritësve u vra në përpjekje e sipër.
Pikërisht 100 vjet më parë, në betejën e 15 Qershorit 1914, Kolonel Thomsoni mbeti i vrarë së bashku me 40 kapitenë dhe ushtarë shqiptarë. Shkrimtari i famshëm dhe diplomati i asaj kohe, Faik Konica, e quajti Thomsonin në funeralin e tij “një hero, një mbrojtës sypatrembur i Shqipërisë dhe një martir i lirisë”.