Deputetet socialiste femra te Durresit ne bashkepunim me Institutin Demokratik Amerikan organizuan takimin"Fuqizimi ekonomik i gruas sfida jone e perbashket". Ne kete takim me dhjetra biznesmene femra qe operojne ne qytetin e Durresit mori pjese edhe kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako.

Qellimi i ketij aktiviteti ishte diskutimi i problematikave qe hasin grate biznesmene gjate aktivitetit ekonomik si dhe paraqitja e tyre ne tryezen qe do te organizohet ne Tirane me qellim sensibilizimin e institucioneve shteterore per tu vene ne mbeshtetje te kesaj kategorie te biznesit.

Tjeter qellim i ketij takimi ishte paraqitja e grave te sukseseshme ne biznes per te qene ato shembulli i me te rejave ne kete rruge te veshtire.

Takimin e pershendeti edhe kryetari i bashkise se Durresit Vangjush Dako. Ne fjalen e tij ai tha se: "Deshiroj te inkurajoj grate biznesmene te cilat duhen mbeshtetur ne aktivitetin e tyre.Ne duhet te jemi me te kujdesshem ndaj kesaj kategorie pasi dihen veshtiresite e te marrurit me biznes aq me teper kur pabarazia gjinore ne vendin tone eshte nje problem me vehte".

Per kryebashkiakun e Durresit, ndjehet nje fryme e re ne shkalle vendi, persa i perket angazhimit te grave ne jeten e vendit. Ato jane me te shumta dhe me aktive jo vetem ne administraten publike por edhe ne biznes. Shifra 12% ne biznesin e madh eshte nje shifer inkurajuese e cila duhet te rritet ne te ardhmen fale bashkepunimit me te gjithe aktoret dhe faktoret ekonomike.

Nderkohe kryebashkiaku Dako i ftoi grate biznesmene qe te bashkepunojne sebashku per te zbutur papunesine ne Durres duke punesuar ne sektore te ndryshem te biznesit forcat e afta qe kerkojne pune.

Organizata e Kombeve te Bashkuara ne bashkepunim me qeverine shqiptare kane organizuar nje studim sipas te cili rezulton se ne vendin tone perqindjen me te madhe te papunesise e perbejne grate. Ato punojne ne sektore me inferiore ne krahasim me burrat.65 % e femrave qe diplomohen jane te papuna. Edhe ne biznes grate jane me te pakta ne numer se burrat pasi ato nuk disponojne prona.

Sidoqofte perpjekjet e grave per te bere biznes nuk kane munguar.Drejtoresha e tatim taksave Valbona Sako deklaroi se ne Durres ushtrojne aktivitetin e tyre 14.854 subjekte ku 2956 prej tyre drejtohen nga femra qe perbejne 20 % te biznesit. Gjithashtu nga 3107 biznese me medha 381 prej tyre ose 12 % drejtohen nga biznesmene femra. Ndersa ne biznesin e vogel jane 2575 femra qe jane vene ne drejtim te tyre qe perbejne 22 % te totalit te ketij biznesi. Bizneset qe drejtohen nga femra jane tregetia, fasonet, farmacite, ndertimi, OJQ etj.