Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako shtroi një darkë iftari me rastin e muajit të Ramazanit, ku përveç besimtarëve myslimanë të ftuar ishin përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare, deputetë, personalitete të fushave të ndryshme dhe qytetarë të Durrësit. 

Në këtë iftar që u shtrua në sheshin përpara xhamisë së Durrësit kryebashkiaku Vangjush Dako pasi ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen theksoi se se muaji i madhnueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore.

Po kështu kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako deklaroi se një nga vlerat tona më të mëdha si shoqëri dhe si komb është bashkëjetesa e mrekullueshme e besimeve të ndryshme në vend dhe toleranca shembullore mes tyre.

Në këtë iftar ka përshëndetur edhe myftiu i Durrësit Redi Quku.