Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në një kampionat noti të organizuar nga kompleksi turistik Aragosta në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit. Në këtë kampionat noti garuesit kanë qenë fëmijë që pushojnë së bashku me familjet e tyre në plazhin e kompleksit turistik Aragosta.

Duke qenë një plazh i populluar kryesisht nga familjarë fëmijët e shumtë që ndodhen në këtë plazh u organizuan për të zhvilluar këtë kampionat noti ku morën pjesë 18 fëmijë të moshave 12 deri në 14 vjeç. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ka qenë i pranishëm gjatë këtij aktiviteti, deklaroi se aktivitete të tilla sportive janë një sensibilizim për qytetarët dhe bizneset që të zhvillojnë sa më shumë sportet e ujit pasi në këtë mënyrë gjallërohen edhe më shumë plazhet gjatë sezonit turistik po njëkohësisht nëpërmjet aktiviteteve sportive pushuesit e shijojnë më shumë detin e Durrësit ndërkohë që edhe fëmijët nxiten për tu marrë sa më shumë me sport e aktivitete fizike. Nga ana e tij drejtuesi i kompleksit Aragosta e njëkohësisht kryetar i degës së Durrësit të shoqatës shqiptare të turizmit ATA, Eduard Xhepa, u shpreh se ky ishte një aktivitet që i shërben argëtimit fizik dhe edukativ por njëkoëhsisht është një nxitje për biznesin dhe operatorët turistikë të Durrësit për të qenë sa më shumë dhe sa më aktivë në shërbim të pushuesve të bregdetit të Durrësit pasi aktivitete të tilla i japin shumë më tepër gjallëri plazheve. Njëkohësisht aktivitete të tilla sipas Xhepës sensibilizojnë biznesin për të kthyer vëmendjen nga sporti por edhe nxisin fëmijët të merren sa më shumë me aktivitete fizike. Në këtë kampionat noti ku garuan 18 notarë meshkuj e femra ra në sy një rivalitet shumë i madh midis notarëve të vegjël ku në pas përfundimit të këtij kampionati në vend të dytë u rendit Cone Noka 14 vjeç ndërkohë që në vendin e parë dhe kupën e ka marrë në një ceremoni të veçantë notarja 12 vjeçare Lea Dimo e cila jeton në Gjermani dhe aktualisht me familjen e saj është me pushime pikërisht në kompleksin Aragosta.