Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Durrësit starton me datë 9 shtator duke sjellë tek publiku i qytetit antik jo vetem kinematografi por edhe një javë dedikuar tërësisht artit.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në konferencën për shtyp të zhvilluar për të prezantuar evenimentet e këtij festivali tepër prestigjioz ku drejtoresha e Festivalit Anila Varfi përtej zbulimit të kujdeshëm të disa prej emrave të kinemasë botërore u ndal në falenderimin e atyre që e bëjne ende të mundur tashmë në edicionin e 7-të organizimin e këtij festivali në qytetin e Durrësit.

Falenderimi i parë shkoi për kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili jo vetëm ka mbështetur këtë festival por edhe ka ngulmuar në zgjerimin e tij edhe me aktivitete te tjera sic është edhe risia e këtij edicioni organizimi i Bienales së Artit Pamor dhe Durrës Art si pjesë integralë të Festivalit.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Vangjush Dako vlerësoi se sa i cmueshëm është Festivali i Durrësit për rëndësinë jetike të qytetit e po ashtu cfarë potenciali krijon ai me të gjithë artistët dhe vizitorët që vijnë gjatë ditëve të Festivalit.

Po ashtu një zë i vecantë në këtë konference ishte regjisori dhe shkrimtari i njohur durrsak Gjergj Vlashi i cili është një nga personalitetet e artit dhe kulturës së Durrësit si edhe një nga anëtarët e Jurisë Ndërkombëtare në këtë edicion.

Juria e edicionit të 7-të të Durrës International Summer Fest kryesohet nga një personalitet i spikatur i kinemasë botërore e pikërisht Leon Vitali, aktor dhe asistent regjisor për më shumë se 20 vite i mjeshtrit te kinemasë Stanley Kubrick.

Ardhja e tij u mundësua nga mbështetja e Ambasadës Amerikane.

Ndërkaq një tjetër artiste 360 gradë e që mesa duket do të jëtë Muza e këtij edicioni është Turkan Soray ose sic e njohin ndryshe shqiptarët Shamikuqja. Ardhja e aktores, regjisores dhe shkrimtares turke ne Shqiperi behet e mundur ne saje te mbeshtjetjes se Institutit Turk, "Yunus Emre".

Risia e ketij festivali do të jetë pa dyshim edhe Bienalja Nderkombetare e Artit Pamor e cila organizohet ne galerinë "Nikolet Vasia" nga kuratori italian Giuliano Ottaviani e nderkaq një tjetër artist durrsak David Kryemadhi që ka studjuar në Itali ne rolin e kuratorit në "Durrës Art" vjen për të evidentuar vlerat dhe punët e artistëve të rinj të Durrësit që do të zbukurojnë qytetin për një javë duke evidentuar vlerat dhe talentet e reja. Me pak fjalë, Durrës Summer Film Fest do t'ua zgjasë pak më tepër stinën e verës të gjithë atyre që u pëlqen kinemaja dhe arti pamor.

 

Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit, DURRËS

DURRES INTERNATIONAL FILM SUMMERFEST

Edicioni i 7– (9 -14 Shtator, 2014)

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës e nisi rrugën e tij në vitin 2008 me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Bashkisë Durrës. Edicioni i tij i 7-të zhvillohet në datat 9-14 Shtator, në qytetin e Durrësit dhe në katër qytete të tjera të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe Sarandë me një program të vecantë për këto qytete.

Festivali Ndërkombëtar Veror i Durrësit eshtë aktiviteti kryesor veror në Shqipëri që fokusohet në përpjekjet për të vendosur lidhje të forta midis Shqipërisë dhe shteteve të saj fqinje, si dhe nga Europa. Përmes këtij aktiviteti do të lartësojmë kinemanë në të gjitha format e saj dhe do të mbështesim tirazhin vizual të kulturës së Europës dhe Ballkanit në të dyja drejtimet. Festivali gjithashtu mbështet dhe e ka mision të tij rritjen profesionale të marrëdhënieve në të gjitha sferat e prodhimit të filmave.

Këtë vit, Festivali Veror i Durrësit do të hyjë në një dimension të ri duke u shtrirë në një disipline tjetër artistike që është ajo e artit figurativ në të gjitha format e shprehjes së tij. Ekspozita e Artit Figurativ në Galerinë “Nikolet Vasia” do të celet më datë 8 Shtator ora 17.00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 14 Shator atëherë kur do të ulet sipari i edicionit të 7 të Durrës Film Festival. Kjo hapsirë e re në strukturën DIFS është pagëzuar me emërtesën “Durrës Art”. Kjo platformë iu dedikohet profesionistëve dhe artdashësve. Pjesëmarrësit janë artiste të artit figurativ nga gjithë Europa si dhe artistë të rinj nga Shqipëria. Por të gjithë bashkohen nën sloganin “Arti: mbiemri i qytetit tim”. Ky seksion është nën drejtimin e kuratorit David Kryemadhi, Xhuliano Ottaviani dhe Besa Sejdini.

Ky model i ri festivali ka tërhequr tashmë vëmendjen e veçantë të medias. Koncepti ynë është përshëndetur me një entuziazëm që ka tejkaluar pritshmëritë tona fillestare. Ardhja e yjeve Hollivudiane si; Francis Ford Coppola, Claudia Cardinale, Marco Bellocchio, Milos Forman, Paolo Sorrentino, Rade Serbedzija, Jan Harlan, Jiri Menzel, Maia Morgenstern, Kyrzystof Zanussi, Lech Majeschi, Fanny Ardant etj. Në festivalin e këtij viti do të vijnë yje të kinemasë europiane dhe Hollivudiane duke përmendur këtu Presidentin e Jurisë Internacionale Leon Vitali, aktori dhe as/regjisori i Stanley Kubrick për 20 vjet nga filmi Barry Lyndon deri tek i fundit i Kubrick “Eyes Ëide Shut”

Mbrëmjet tona i dedikohen jo vetëm filmit në konkurim por dhe Mikut të Nderit për këtë vit: e cila është kinemaja dhe kultura Turke në këtë përvjetor të 100 të kësaj kinemaje.

Kjo kinema do të vijë përmes Filmit dhe Retrospektives së aktores/regjisores/shkrimtares Turkan Soray duke tërhequr kështu vëmendjen e publikut në Ceremoninë e hapjes ku Soray do të jetë e ftuar speciale, në Amfiteatrin Romak 2800 vjecar duke kundruar kinemanë nën yje.

 

KULTURA ËSHTË SPEKTAKOLARE NË DURRËS

Festivali Ndërkombëtar i Verës në Durrës do të vendosë lidhje të forta midis Shqipërisë me vëndet fqinje dhe Evropën, nëpërmjet një aktiviteti që ka vendosur në qendër të tij kinemanë dhe format e saj, si dhe do të mbështesë shkëmbimin e kulturës vizuale të Evropës, Amerikes dhe Ballkanit në të dyja drejtimet. Festivali do të mbështesë gjithashtu edhe rritjen e marrëdhënieve profesionale në të gjitha fushat e produksionit filmik.

Festivali ka për qëllim të përforcojë identitetin e tij në ngritje si një aktivitet i përqëndruar në Mesdhe dhe të përforcojë lidhjet e tij historike me botën e kinemasë. Këtë vit vëmendja është drejtuar në një vend strategjik: Turqia – e Ftuar Nderi Par-excellence.

Nëpërmjet konceptit të tij në seksionin “Takime të afërta”, festivali do të konfirmojë edhe një herë identitetin e Durrësit si “Porta e Hyrjes së Shqipërisë në Ballkan”.

 

SEKSIONET E FESTIVALIT 2014

E FTUAR NDERI: TURQIA - TAKIME TE AFERTA-

( Seksion jashtë konkurimit)

Durrësi do të përshëndesë kulturën dhe kinemanë e Sulltaneshës së Kinemasë Turke, Turkan Soray me një retrospektive prej dy filmash të përzgjedhur prej kritikëve të artit të festivalit.

Turqia do të vijë si e ftuar nderi përmes filmit dhe kulturës së saj. Në ceremoninë e hapjes së festivalit do të jenë të ftuar disa muzikantë për të luajtur LIVE kolonën zanore të filmit “Shamikuqja” aq të njohur dhe të dashur për shqiptarët. Më tej kultura kinematografike e këtij vendi mik do të përcillet në ditët e festivalit përmes një programi me dy filma në garë për Gladiatorin.

 

KOMPETICIONI – VIZIONE BASHKËKOHORE – GLADIATORI I ARTË

Duke theksuar identitetin e festivalit, stafi i festivalit ka përzgjedhur gjashtë filma nga produksionet më të fundit evropiane për konkurimin në seksionin "Vizione Bashkëkohore". Katër cmimet e dhëna nga një Juri ndërkombëtare janë:

Çmimi Gladiatori i Artë për Filmin më të Mirë,

Çmimi për Regjizorin më të Mirë,

Aktorin më të Mirë,

Aktoren më të Mirë.

 

Juria Internacionale që do të japë këto cmime ka President të saj:

Leon Vitali USA

GjergjVlashi- regjisor/shkrimtar/perkthyes Albania

MuharremFejzo- regjisor/piktor

Xhevdet Jashari – aktor Shqiptar I Maqedonise

Per Nielson- Producent/Skenarist-Danimarke

 

KOMPETICIONI – BOTE BALLKANIKE – ÇMIMI "FILMI ME I MIRE BALLKANIK

Një selektim elitar i filmave më të mire të prodhuar në rajon janë në konkurim për Filmin më të Mirë Ballkanik në seksionin Botë Ballkanike. Cmimi Filmi më I Mirë Ballkanik jepet nga një Juri ndërkombëtare me president regjisorin Hroje Hribar/Kroaci dhe anëtare Genti Kame –Aktor/Shqiperi, Teuta Krasniqi-aktore/Kosovë.

 

GLADIATORI I ARTË – ÇMIMI PËR ARRITJE NE KARRIERË

Ky vit do te laurojë me këtë titull të madh aktoren , regjizoren, shkrimtaren Turkan Soray.

 

CMIMI I KARRIERES

Këtë vit do të nderohet me Cmimin e Nderit per Karrierën

Regjisori Viktor Gjika

dhe Aktorja durrsake Marta Burda.

 

ÇMIMI I ARGJENDË I DURRËSIT

Një kulm i festivalit që tërheq turistë si edhe vizitues të festivalit është nga shfaqja në ekran e filmave më të parë. Çmimeve të Argjendta të Durrësit, të cilat nderojnë regjisorë, aktorë, aktore, figura në zë të artit kinematografik të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për kinemanë. Këtë vit ky cmim do të shkojë për aktorin serb Miki Manojlovic dhe aktorin/regjisorin Leon Vitali.

 

KOMPETICIONI- STUDENTËT SHQIPTARË NE FILMIN ME METRAZH TË SHKURTER- BUKUROSHJA E DURRËSIT

Për herë të parë, Festivali i Filmit në Durrës prezantoi çmimin për Studentin më të mirë Shqiptar të Filmit me Metrazh të Shkurtër për studentët e filmit nga Shqipëria, Kosova, Mali I Zi dhe Maqedonia.

Juria e këtij seksioni ka për president Tom van Avermaet (Belgjikë) nominim Oscar 2013 dhe anëtare Mila Radova (Ceki).

 

RETROSPEKTIVË – Viktor Gjika, Miki Manojlovic dhe Marta Burda

Festivali i Filmit në Durrës do të promovojë sërish kinemanë e madhe duke përfshirë në program realizime të rëndësishme të trashëgimisë së filmit. Edicioni i 7-të I festivalit do të nderojë filmat më të realizuar në jetën artistike të Miki Manojlovic si dhe dy filmat e të madhit Viktor Gjika. “Nëntori i Dytë” (pelikul e restauruar) dhe “Gjeneral Gramafoni” si dhe një përmbledhje nga filmografia e aktores Durrsake Marta Burda.

 

LEKSIONE NGA MJESHTRAT E KINEMASË

Gjashtë leksione "Master Class" nga mjeshtrat e kinemasë të cilët do të jepen këtë vit, ofrojnë mundësinë të mbahen nga personalitete të filmit të cilët këtë vit janë ; Leon Vitali, Per Nielson, Tom van Avermaet.